Flash

Si do të përfundojë universi?

Lapsi.al 24 August 2015
Si do të përfundojë universi?

Zgjerimi aktual do të vazhdojë (mendohet) në të ardhmen. Por, mund të përshpejtohet në mënyrë “eksplozive”

Aktualisht, nuk ka dyshime, universi është duke u zgjeruar. Deri njëzet vite të shkuara mendohej se do të ishin dy alternativa të mundshme.

 

Nëse dendësia mesatare kishte qënë më e madhe sesa një vlerë e caktuar kritike, atëherë tërheqja gravitacionale midis yjeve do të kishte qënë e mjaftueshme për të kundërshtuar zgjerimin: në afat të gjatë, universi do të ishte shkatërruar në vetvete, duke gjeneruar një Big Crunch (“Shkatërrim të Madh”). Nëse përkundrazi dendësia ishte më e vogël ose e barabartë me atë kritike, do të kishte vazhduar të zgjerohej gjithmonë e më shumë, derisa të gjitha yjet të ishin të vdekura dhe galaksitë e shpërbëra. Një skenar i ngjashëm është quajtuar Big Freeze “Ngrirja e madhe”.

 

SHTYTJE MISTERIOZE. Në të dyja rastet rastet pritej që rëndesa, duke qënë një forcë tërheqëse, do të kishte ngadalësuar zgjerimin në vazhdim. Dhe në vend të kësaj, në 1998-ën, duke vëzhguar shpërthimin e disa yjeve (supernovave) të largëta, u zbulua se është duke ndodhur e kundërta: zgjerimi është duke u përshpejtuar. Faji i ishte veshur një njësie misterioze, e quajtur “energji e errët”, duke marrë si të dhënë që nuk është ideja se për çfarë bëhet fjalë. Dihet megjithatë, që është përbërësi themelor i universit, e gjitha përbën 68,3%, kundër 4,9 % të materies së zakonshme (e përbërë nga atome dhe thërrmija), ndërkohë që pjesa tjetër është e përbërë nga misteriozja “materie e errët”.

 

Rezultati i kësaj shtytje zgjeruese është, megjithatë i qartë: Universi do të fillojë drejt një Ngrirjeje të Madhe. Nëse shtytja kundërshtuese do të duhej të shtohej më tej, siç e parashikojnë disa, pasojat do të ishin akoma më të forta: do të shpërbëheshin më parë galaksitë, pastaj yjet, planetët dhe në fund, atomet.

 

Materia do të copëtohej në komponentet e saj më themelore, çdonjëra nga të cilat do të mbetej e izoluar nga të tjerat. Kjo hipotezë është quajtur si Big Rip, “Çarja e Madhe”. I vetmi ngushëllim: e gjitha kjo do të ndodhte pas shumë miliarda vitesh./Bota.al/

Të këshilluara

Tsipras nuk ka shumë kohë

Që Alexis Tsipras nuk e ka më shumicën mbështetëse për politikën e tij, dihet prej kohësh: Vazhdimisht kryeministrit t&e...

18:54

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI