Flash

Profil/ Federica Mogherini, biondja e panjohur që kërkon kreun e OKB-së

Lapsi.al 24 August 2015
Profil/ Federica Mogherini, biondja e panjohur që kërkon kreun e

Deri një vit e gjysmë më parë nuk e njihte askush. Pastaj, në shkurt 2014, Federica Mogherini zbarkoi në Farnesina kur Matteo Renzi morri nga duart e Enrico Letta çelësat e pallatit Chigi. Ishte kjo koha kur ministrja bionde u vu re nga zyrtarët europianë. Vetëm pak kohë më pas ajo dok të ngjitej në krye të departamentit të Çështjeve të Sigurisë së BE në vend të baroneshës Ashton.

Kush mendonte se ai post, përveçse simbolik, duke parë se vendimet i marrin krerët e shteteve, do të duhej të ishte fundi i karrierës së Mogherini, por ajo nuk e sheh kështu. Komisionerja bionde u tregua e aftë në fazën përmbyllëse të bisedimeve për çështjen nukleare me Iranin dhe imazhet e saj me liderët botërorë bënë xhiro në mediat prestigjioze.

Sot, emri i saj është (duke parë eksperiencën e shkurtër në skenën ndërkombëtare) në listën e shkurtër që prestigjozja New York Times ka zgjedhur si pasues të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Moon. Sipas saj pasuesi do të jetë një femër pas 8 meshkujve. Mes emrave që përmend gazeta është Presidentja e Liberisë Ellen Johnson Sirleaf, numri “një” i FMN-së Christine Lagarde, Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO Irina Bokova, juristja kanadeze Louise Arbour, përgjegjësja e UNDP, Helen Clark, Ertharin Cousin e WFP, Programi Botërore i Ushqimit dhe Alicia Barcena Ibarra, Sekretare Ekzekutove e Komisionit Ekonomik për Amerikën Latine dhe Karaibet. Në listë dhe italiania Mogherini. Mandati i Ban Ki Moon skadon në 2016-ën.

Të këshilluara

Si do të përfundojë universi?

Zgjerimi aktual do të vazhdojë (mendohet) në të ardhmen. Por, mund të përshpejtohet në mënyrë “eksplozive&...

14:52

Tsipras nuk ka shumë kohë

Që Alexis Tsipras nuk e ka më shumicën mbështetëse për politikën e tij, dihet prej kohësh: Vazhdimisht kryeministrit t&e...

18:54

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI