Flash

Tsipras nuk ka shumë kohë

Lapsi.al 15 August 2015
Tsipras nuk ka shumë kohë

Që Alexis Tsipras nuk e ka më shumicën mbështetëse për politikën e tij, dihet prej kohësh: Vazhdimisht kryeministrit të majtë muajt e fundit i është dashur mbështetja e opozitës konservatore dhe socialdemokrate në parlament, për të siguruar mbijetesën e koalicionit të tij. Ditët e fundit burimet qeveritare lënë të kuptohej, se kryeministri do ta humbiste përfundimisht mbështetjen në parlament, nëse më pak se 120 deputetë të majtë do të votonin për paketën e re të kredisë dhe kushtet e donatorëve.

Syriza e përçarë pa shpresë

Tani ky moment ka ardhur: Pas një seance maratonë në parlamentin prej 300 anëtarësh vetëm 117 deputetë të Syrizës votuan për projektligjin e qeverisë, 32 votuan kundër, ndërsa të tjerët abstenuan. Edhe një herë kryeministri siguroi një fitore vendimtare vetëm me mbështetjen bujare të opozitës. Akoma më shumë: me habi politikanët e opozitës ndoqën mosmarrëveshjet mes disa përfaqësuesve të qeverisë, që u zhvilluan në publik dhe vonuan përsëri seancën parlamentare. Zëdhënësi i grupit konservator Kyriakos Mitsotakis e ndjeu vetën të detyruar të konstatojë se parlamenti nuk është bërë akoma komiteti qendror i së majtës, ku të sqarohen çështjet interne të partisë.

Jannis Papadimitriou

Jannis Papadimitriou

Dikujt kjo mund t'i duket argëtuese, e hidhur ose mund ta zemërojë. Dikujt mund t'i kujtohet shembulli frikësues i regjimit të RDGJ-së, që dominoi të gjitha partitë, i lidhi pas qeverisë dhe në këtë mënyrë për dekada mundi të qeverisë pa opozitë të vërtetë - ose të paktën kështu mendonte. Por fakt është, se kështu nuk mund të vazhdohet. Kryeministri thjesht nuk mund t'ia lejojë vetes që gjysma e partisë, besnike e tij, mbështet masat e kursimit, ndërsa gjysma tjetër organizon "komitete lufte" kundër "kolonializmit të BE-së", siç thotë ministri i Energjisë, tashmë i pushuar, Panajotis Lafazanis. Përveç kësaj edhe lideri i opozitës bëri një deklaratë të qartë gjatë debatit parlamentar: Që nga e hëna, nuk ka më ndihmë bujare për partinë e majtë në pushtet!

Takticieni Tsipras

Prandaj Tsipras nuk ka zgjidhje tjetër, përveç zgjedhjeve të reja. Megjithatë ai nuk do ta bëjë këtë menjëherë, por së pari - ndoshta në fund të muajit - do të kërkojë votëbesimin. Një taktikë e zgjuar, me të cilën ai ekspozon kundërshtarët brenda partisë së tij dhe ua lë atyre përgjegjësinë për dështimin e qeverisë së parë të majtë në historinë e vendit.

Për zgjedhjet e reja opozita nuk duhet të gëzohet shumë shpejt: është e vërtetë se kryeministri është në gjendjen e vështirë të shpjegojë, se përse as dhjetë ditë pas referendumit të korrikut tërhiqet, nënshkruan marrëveshjen e kredisë të demonizuar dikur prej tij dhe hedh tutje programin e tij zgjedhor fillestar. Por në krahasim me konkurrencën Tsipras ka ende një avantazh vendimtar: Ai është një nga politikanët e pakët në vend, që mund të dëshmojnë në mënyrë të besueshme se nuk ka të bëjë aspak me partitë e vjetra dhe klanet politike, që e kanë futur Greqinë në krizën më të rëndë ekonomike të historisë së re të vendit.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI