Flash

Një ditë para vizitës së John Kerry, rishfaqet Fidel Kastro: SHBA na ka borxh miliona dollarë

Lapsi.al 14 August 2015
Një ditë para vizitës së John Kerry, rishfaqet Fidel Kastro:

Ndërsa dje festoi 89-vjetorin e lindjes,u rishfaq sërish sot duke deklaruar se Amerika i ka Kubës miliona dollarë borxh. Është fjala për ish-presidentin Fidel Kastro.

Deklaratat e tij vijnë një ditë para se në Kubë të shkojë për vizitë zyrtare John Kerry, Sekretari Amerikan i Shtetit. Kjo është një vizitë historike dhe kulmon me rikthimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve. Nesër në Kubë do të hapet edhe ambasada amerikane.

Sa i përket borxheve që pretendon Fidel Kastro, ai i referohet embargos së tregtisë që Amerika vendosi ndaj Kubës që në vitin 1962. Obama është i mendimit që kjo embargo duhet të hiqet, por shumë zyrtarë amerikanë pohojnë se dicka e tillë kërkon shumë kohë. Republikanët janë kundër, pasi kërkojnë që më parë Kuba të kryejë reforma demokratike dhe të respektojë të drejtat e njeriut./Lapsi.al/

 

Të këshilluara

Greqi/Përse po ndahet Syriza?

"Divorc" është ndoshta fjala më e përdorur në raportet dhe komentet e medias greke për mbledhjen e Komitetit Qendror ...

07:48

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI