Flash

Një fitore kundër planit Basha?

Lapsi.al 1 August 2015
Një fitore kundër planit Basha?

Erion Veliaj ka prodhuar një lajm të mirë. Në ditën e dytë të punës ai i ka dhënë fund planit urbanistik të hartuar nga bashkia e Lulzim Bashës dhe të miratuar me votat e PD-së dhe LSI-së. Dokumenti të cilin ai e ka shndërruar tashmë në nul përbënte vrasjen përfundimtare të kryeqytetit. Ai lejonte ndërtime, në zonën e mbipopulluar të ish bllokut, në vilat e vjetra të rrugës së Elbasanit, te këndi i lodrave të po kësaj rruge, te xhamia e re që po ndërtohet (tashmë e anulluar) pa përmendur lejet e famshme tek diga e liqenit. Pra, shkurt ai qe një plan klientelist, i dëmshëm dhe me pasoja të parikuperueshme, që gjoja nën harmonizimin e interesave të pronarëve me hapsirat e përbashkëta, i jëptë dërrmën e fundit një shkatërrimi të nisur nga Brojka dhe të vazhduar nga Rama.

Sot me anullimin e këtij plani, qytetarët e Tiranës duhet të ndihen të lehtësuar. Ata pak aktivistë që protestojnë në mbrojtje të hapsirave të gjelbërta kanë mundësinë të kuptojnë se zërat e tyre të mekur nuk kanë qenë një kumbim në shkretëtirë. Nostalgjikët e një Tirane të zhdukur, që kërkojnë të konservojnë ato dëshmi që njeriu i vjedh përditë kohës, kanë ende mundësi të shpresojnë.

Por pyetja është më e thjeshtë: a duhet thirrur fitore pas kësaj batërdie që i kanosej Tiranës? Këtu përgjigjja është e vështirë të jetë positive. Megjithëse ka shmangur katastrofën, erion veliaj nuk ka dhënë ende garanci të plota për të ardhmen e qytetit. Ai ka shpallur se rreth pas një viti ne mund të kemi një plan të ri të Tiranës tashmë të madhe, por në këtë sfidë të re ai, ai ka shumë rreziqe të mos e mbajë doit premtimin e ripërsëritur të fushatës për të mos lejuar ndërtimet në qendër të kryeqytetit.

Ai kërcënohet në rradhë të parë nga një kryeministër të cilit nuk i thotë dot jo në dëshirën marramendëse për të lënë gjurmë në Tiranë, dëshirë që mund të rrezultojë shumë më shkatërrimtare se të gjitha interest klienteliste të mbledhura sëbashku.

Ai kërcënohet gjithashtu nga plane të tilla si ai i sheshit Nënë Tereza, të cilat iu paraqitën publikut menjëherë sapo përfundoi fushata duke u shënuar si mashtrimi i parë post electoral.

Ai kërcënohet edhe nga financuesit e fushatës së tij në Tiranë të cilët do të nxitojnë të kërkojnë haracin e parave të “dhuruara”. Dhe nëse dhe Rama edhe Veliaj, sot ende të fortë me legjitimitetin e votës popullore, mund të arrijnë ti frenojnë orekset e tyre, nesër nuk do të jetë kështu. Kur pushteti tu tkurret nga koha dhe abuzimi, ata do të jenë më të prirur për kompromise me bizneset e mëdha dhe pronarët e mediave që janë në fakt shkatërruesit e vërtetë të Tiranës.

Dhe cmimin sërish riskon ta paguajë kryeqyteti.

Pikërisht për këtë, pamvarësisht se sot kemi marrë vërtet një lajm të mirë, është ende shumë shpejt për të thirrur fitore. Më cinikët mund ta shohin anullimin e planit Basha si një tentativë për ndërrim klientelash. Më optimistët mund të gëzohen. Kurse ata që duan vërtet të ruajnë Tiranën nga shkatërrimi duhet ta shohin këtë vetëm si fazë kalimtare të një beteje. Sepse vërtet ajo shpëtoi sot nga Lulëzimi, por ajo nuk ka shpëruar akoma nga TiRamizimi. (Lapsi.al)

Të këshilluara

Me këmbën e mbrapshtë

Dje pata fatin e keq të ndjek live në televizor më shumë se gjysmë ore një shfaqje të shpifur të degradimit të inst...

08:48

Tsipras si dështim i Europës

 Alexis Tsiprasi vetëquhet marksist, pra duhet ta njohë teorinë, sipas të cilës historia përsëritet dy herë, të...

07:34

Lëreni Greqinë t'i shpëtojë euros

Kriza financiare greke është lehtësuar për momentin. Por shumë skeptikë ndajnë shqetësimin e ministrit gjerman të Financave Volfgang Schauble se plani i shpëtim...

05:54

E marta e zezë e arsimit shqiptar

Sot mediokriteti shpallet modeli i progresit. Diplomat boshe si letra me vlerë zënë ligjërisht fronin e dijes. Kurora e dritës i vih...

07:25

Sa para na kushton Toni Bler?

Të gjithë e mbajnë mend shprehjen e famshme të kryeministrit Rama, kur në krah të Toni Blerit, në selinë e kryeministris...

19:28

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI