Flash

Letra e Enverit për Nako Spirun: E pushkatuan Ramizenë, s’ish sjellë mirë djallja

Lapsi.al 24 July 2015
Letra e Enverit për Nako Spirun: E pushkatuan Ramizenë, s’ish

Nëse kjo letër e gjatë 3 faqe me shkrim të ngjeshur, do të niste me këtë mandatë: “Ramizenë e kanë pushkatuar, pas një gjyqi për lidhjen dashurore me Zaho Kokën”, mund të thuhej se është një letër normale.

Të paktën e respekton dhimbjen që do i shkaktojë atij që e merr letrën. Edhe pse lajmi është i kobshëm. Ramize Gjebrea ishte pushkatuar nga një togë partizanësh në Ramicë të Vlorës dhe disa ditë më vonë, Nako Spirut, i thuhet për herë të parë ky lajm përmes kësaj letre, më saktë në fund të kësaj letre.

Pasi Enver Hoxha i ka dhënë një dush kritikash Nako Spirut për pesimizmin e tij, se si duhet të motivoheshin e të kujdeseshin për të bërë propagandë të mirë, të mos e shfaqnin zhgënjimin nga dezertimet në masë në ushtri, të hapnin sytë e të luftonin grupazhet… pra vetëm pasi ka shkruar dy Faqe të tëra të ngjeshura plot kritika e udhëzime, madje edhe urdhëra për të vrarë armiqtë e partisë, në fund fare ai i shkruan Spirut se i kanë pushkatuar të fejuarën… Madje i thotë se “djallija s’ishte sjedh mire…”, se kishte sabotuar punët e Partisë për të qëndruar vetmë me Zaho Kokën.

Kjo ëhstë letra, ku hapur nis një luftë e gjatë dhe e vendosur ndaj lidhjeve dashurore në radhët e partizanëve. Duke iu shfajësuar Nako Spirut se s’ka pasur dijeni për këtë dënim të ashpër, ai nuk harron ti japë direktivat atij se si duhej propaganmduar kjo temë delikate në vijim.

“Për këtë punë delikate të dashuris duhet të kenë shokët e Partis dhe të rinis kujdesin më të madh, pse këjo çështje mund të presij nga të dy anët. Po të kuptohet keq prej shoqeve o shokëve ç’ështja e dashuris së lirë ahere kalojmë fare lehtë në kurvëri dhe nga ana tjetër mund të kalojmë në jetën e murgërie dhe të murgeshave…”, shkruan Hoxha më tej, ndërsa e mbyll letrën me dy poshtëshënime, njëri prej tyre drejtuar të fejuarës së tij Nexhmije Xhuglinit, ku e porosit të distancohet nga familja kunatit të tij Bahri Omarit, i cili ishte shpallur armik i Partisë e më tej bën një listë kërkesazh për sende që i duheshin atij dhe Popoviçit (Aliu). /Express/

Të këshilluara

A la testament Skënderbeu?

Testamenti i Gjergj Kastriotit ekziston. Fjalimi i Papës Paolo VI me rastin e 500-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit (t&...

15:08

Si u vra Isa Boletini

Karriera e njeriut që luftoi kundër turqve dhe malazezëve deri në vdekje Isa Boletini lindi në kullën e Boletinëve, af&eu...

19:02

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI