Flash

Nuk shtyhen pushimet nën palmat e Ramës

Lapsi.al 22 July 2015
Nuk shtyhen pushimet nën palmat e Ramës

Dje Facebooku ziente. Kulm sezoni. Kryeqendrat e pushuesve shqiptarë, pa drita. Të gjithë ata që paguajnë çmime që të kripin kokën (krahasuar me të ardhurat) kanë kaluar orë ferri në Himarë dhe Dhërmi. Dikush nuk ka pasur ku të bëjë dush. Një tjetër se ku të lexojë. Një i tretë se ku të shtriqet në orët e zhegut, kur ka patur nevojë për pak ajër të kondicionuar, ndërsa ndonjë që ka dashur të kombinojë punën me pushimin, duke përpiluar edhe ndonjë email për shefin e tij, ka pasur frikë se mund ta zinin me gurë, kur i ka kërkuar shërbimin wireeles recepsionistit të hotelit. Shkurt ata që kanë kaluar nëpër kalvarin e djeshëm, me siguri kanë thënë njëzëri: "Eshtë për t'i bërë m..., nuk bëhen pushimet në Shqipëri”.

Por ky nuk është vetëm një rast episodik. Në Golem, në plazhin më të populluar të vendit, prej disa ditësh uji është me orar ndërsa ditët e fundit janë shpeshtuar shkëputjet e energjisë (sidomos gjatë fundjavës). Pronarët e supermarketeve kanë ndërruar porositë e tyre. Në vend që të shpenzojnë për topa plastikë, kamardare apo vajra plazhi, i janë rikthyer porosive për bidona uji 5 litërsh dhe për qirinj.

Menaxherët e restoranteve të shtrenjta kanë nxituar të bëjnë remontin e gjeneratorëve, ndërsa ata banorë që kanë blerë apartamente aty, të pastrojnë depozitat e ujit.

Por, të gjitha këto procese, më shumë të heshtura dhe individuale, bien ndesh me kartolinën e turizmit shqiptar që po kërkohet të shitet. Jo më kot një vajzë franceze që kish ardhur si çdo vit të kalonte pushimet në Golem, me familjen e bashkëshortit të saj shqiptar, i tha një gazetari të Lapsi.al, se ajo qe ndjerë e surprizuar kur kish zbritur këtë herë në Shqipëri. Fillimisht kish kaluar nëpër rrugën e Rinasit. Kish parë ndriçimin befasues të autostradës. Të nesërmen, kur kish marrë rrugën nga Tirana në Golem, atje ku njerëzit e saj kanë blerë një apartament të vogël në vijën e parë të bregdetit, ishte çuditur edhe më shumë me palmat anës rrugës, gjelbërimin që i kish zënë vendin ferrave dhe inerteve të dikurshme. Surpriza pat mbërritur kulmin kur shkeli në qëndër të Kavajës, për të bërë pazarin e domosdoshëm të ditëve të verës. Qendra ishte transformuar. Bastioni i pishtarëve të demokracisë, kish marrë pamjen e një qyteze verore mesdhetare, sidomos në qendër të tij.

Por kur me këtë hare optimiste, me çantat e mbushura plot, me ushqimet, librat, raketat e bamingtonit dhe biçikletën e vogël të së bijës ajo kish mbërritur në apartamentin e saj, kish filluar katastrofa. Gjithçka duhej ngjitur me këmbë sepse ashensori nuk punonte. Frutat dhe mishi i sapo blerë rrezikonin të bëheshin të pangrënshme në vapë. E bija grindej dhe qante se nuk karikonte dot tabletën e saj. Uji i domosdoshëm për një dush pas shopingut në sheshin Demokracia, mungonte. Shkurt: “vacances de merde”.

Sepse në plazhet tona po rishfaqen mungesa të harruara prej disa vitesh.

Dhe në fakt fabula e kësaj pushuese “gjysëm shqiptare” është fabula simbol e turizmit tonë këtë vit. Nën dirigjimin e kryeministrit Rama, janë zbukuruar rrugët, janë ndriçuar e vizuar, janë transformuar sheshet e qyteteve, janë hequr tregtarët që shisnin panine me qofte nga kryqëzimet e akseve kombëtare dhe, në vend të karrocave të tyre të ndryshkura, janë mbjellë palma. Po të shkosh në breg të detit policët janë me biçikleta dhe uniforma verore ndërsa tek- tuk syri të zë edhe ndonjë Baywatch.

Kartolina është transformuar rrënjësisht. Të gjitha këto i japin një shije më të këndshme një udhëtimi turistik. Por fatkeqësisht bukuria e tyre zhbëhet, efekti i tyre venitet, kur përballesh me faktet e rëndomta të përditësisë. Kur të mungojnë uji dhe dritat edhe sheshi i kalldrëmtë i Visit të Kavajës e humb përshtypjen e fillimit. Kartolina griset prej tmerrit se e shkuara po rikthehet. Se përpara dritave vezulluese dhe rojeve të plazhit, njerëzit kërkojnë kushtet minimale të jetesës. Pasi pushimet nuk kalohen poshtë palmave të Ramës.  /lapsi.al/

Të këshilluara

E marta e zezë e arsimit shqiptar

Sot mediokriteti shpallet modeli i progresit. Diplomat boshe si letra me vlerë zënë ligjërisht fronin e dijes. Kurora e dritës i vih...

07:25

Sa para na kushton Toni Bler?

Të gjithë e mbajnë mend shprehjen e famshme të kryeministrit Rama, kur në krah të Toni Blerit, në selinë e kryeministris...

19:28

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI