Flash

Memoria e iPhone-t të ri do të jetë mbi 32GB

Lapsi.al 21 July 2015
Memoria e iPhone-t të ri do të jetë mbi 32GB

iPhone i ardhshëm, që besohet se do të quhet iPhone 6S, pritet të vijë me 32GB memorie ose edhe më shumë.

Duke cituar disa burime të brendshme, “M.I.C. Gadget” shkruan se telefoni i ri i Apple do të vijë me tre versione të ndryshme sa i përket kapacitetit të memories, pasi në treg do të jenë iPhone me 32, 64 dhe 128GB memorie,

Më herët, ishte njoftuar se iPhone i ri do të ketë vetëm 16GB memorie, gjë që mërziti të gjithë përdoruesit, të cilët prisnin që kapaciteti i memories të rritej nga Apple.

Sipas njoftimeve të fundit, iPhone 6S dhe 6S Plus do të jenë në treg në Kinë, ashtu edhe sikurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më 18 shtator të këtij viti.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI