Flash

Bateria e këtij telefoni mban 90 ditë

Lapsi.al 21 July 2015
Bateria e këtij telefoni mban 90 ditë

Telefonat inteligjentë të ditëve të sotme ofrojnë një sërë veçorish të dobishme, të cilat e bëjnë jetën tonë më të lehtë, por nga ana tjetër, bateria e tyre nuk zgjat shumë, kështu na duhet ta furnizojmë shumë shpesh me energji.

Me telefonin Janus One problemi i baterisë do t’i përkasë së shkuarës, pasi ky telefon ofron bateri me kapacitet 1500mAh, e cila do të zgjasë për 90 ditë nëse nuk përdoret shumë ose 12 orë nëse flisni pa ndërprerje.

Janus One është një pajisje relativisht e vogël me madhësinë e një karte krediti dhe është vetëm 5.5 mm e hollë. Telefoni mund të përdoret edhe si ushqyes për pajisjet e tjera.

Pajisja mund të përdoret për të bërë telefonata ose për të dërguar mesazhe tekst. Janus One mund të blihet në Kickstarter për 69 dollarë. Telefoni ofrohet në tre ngjyra dhe do të tregtohet në shtator 2015./portalb/

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI