Flash

Varufakis: Tsiprasin e kërcenuan para se të kapitullonte

Lapsi.al 18 July 2015
Varufakis: Tsiprasin e kërcenuan para se të kapitullonte

Ish-ministri grek i Financave paralajmëroi se reformat e propozuara nga qeveria Tsipras për marrjen e paketës së tretë të ndihmës financiare nga huadhënësit ndërkombëtarë, do të dështojnë.

Në një intervistë për BBC, Yanis Varoufakis tha se Greqia është subjekt i një programi që do të hyjë në histori si katastrofa më e madhe e parë ndonjëherë në menaxhimin makroekonomik.

“Ky program do të dështojë, pavarësisht se kush do ta zbatojë atë”, tha Varoufakis. I pyetur se sa kohë do të duhet për ta kuptuar këtë ai u përgjigj: Ka dështuar që tani.

Varoufakis u dorëhoq pas referendumit të 5 korrikut, një veprim që u vlerësua si protestë ndaj Eurozonës dhe homologëve të tij të Bashkimit Europian, me të cilët u përplas vazhdimisht gjatë bisedimeve për krizën e borxhit.

Për të, kryeministri Alexis Tsipras nuk beson tek paketa e re e borxhit, por nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse ta nënshkruante atë.

“Na u dhanë dy mundësi; ekzekutimi dhe kapitullimi. Ai vendosi kapitullimin si strategji të fundit”, deklaroi Varoufakis

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI