Flash

Batutat me të cilat Rama fitoi zemrën e Merkelit

Lapsi.al 8 July 2015
Batutat me të cilat Rama fitoi zemrën e Merkelit

Shumëkush në kabinetin e kryeministrit shqiptar tregon se Edi Rama është një nga liderët ballkanikë që i ka hyrë në zemër kancelares Merkel, por pak kush tregon arsyet e vërteta të këtij “pasioni”.

Po ti hedhësh një sy axhendës zyrtare, kryeministri ynë ka pasur dy takime të rëndësishme me homologen e tij gjermane.

Fillimisht atë të prillit të vitit 2014, kur ai u prit për vizitë zyrtare në Berlin dhe pati një bisedë prej 20 minutash me dyer të mbyllura me Merkelin dhe pastaj atë të fund gushtit të të njëjtit vit, ku ai u rikthye në Berlin në mesin e liderëve të tjerë Ballkanikë.

Pikërisht në këtë kohë u debatua shumë se pse Shqipërisë iu dha një vend i privilegjuar në konferencën midis kancelares Gjermane, ish shefit të komisionit evropian Barroso dhe shteteve të rajonit.

Aty Rama qe i vetmi që doli në konferencë shtypi përkrah dy liderëve europianë. Po pikërisht aty më shumë se kurrë, shpërtheu edhe talenti i tij për të rënë në sy.

Mes një aparatçiku si Vuçiç, një ish mundsi si Gruevski, apo një ish doganieri si Gjukanoviçi, kryeministri shqiptar mundi të bënte diferencën. Jo me projekte dhe vizione për Ballkanin perëndimor. Aspak. As në tryezat e e bisedimeve. Por gjatë darkës zyrtare me humor dhe batuta. Që prej kësaj kohe në klubin e ngushtë të liderëve të rajonit, ai mori edhe epitetin e “shakaxhiut të grupit”.

Kur darka me udhëheqësit ballkanikë po bëhej e mërzitshme ka qenë Merkeli që iu drejtua Edi Ramës: “Hë Edi fillo trego një nga ato historitë e tua”, tregon një burim diplomatik. Dhe natyrisht Rama filloi të tregojë historitë e tij gjatë komunizmit duke përfituar edhe nga fakti se kancelarja gjermane e njeh mirë këtë botë se deri në periudhën e rënies së murit ajo ka jetuar në DDR.

Ashtu sikurse kish bërë edhe më parë me Merkelin, Rama shfrytëzoi me mjeshtëri atë karakteristikë që ia kish përshkruar në mënyrë sintetike ish miku i tij i ndjerë Ardian Klosi në rrethin e tyre të ngushtë: “Ky është ai që di më pak nga ne, por dhe ai që ka aftësinë t'i shfaqë më mirë se kushdo të gjitha ato që ne dimë”.

Edhe mes liderëve ballkanikë Rama nuk nguroi ta përdorë këtë mjeshtëri. Tashmë janë bërë proverbiale në rrethet diplomatike rrëfimet e Ramës basketbollist, kur kapërcente perden e hekurt të komunizmit shqiptar dhe shkonte të luante në perëndim. Janë proverbiale rrëfimet e tij për njeriun e ri shqiptar që shijonte deri në pafundësi mëngjeset e bollshme të hoteleve që servireshin falas, mënyrën se si sportistët shqiptarë u rrëmbenin uniformat sportive homologëve të tyre gjermanë, apo anekdotat e jetuara me shqiptarët, që kur flasin shqip gënjejnë, ndërsa kur e thonë të njëjtën gjë në gjuhë të huaj, kanë prirje të tregojnë të vërtetën.

Eshtë kjo arsyeja që shumëkush e shpjegon afërsinë e kancelares Merkel me Edi Ramën. Madje këshilltarët e saj e kanë falënderuar kryeministrin shqiptar, se shpesh herë i ka shpëtuar darkat e mërzitshme me humorin e tij.

Aq shumë e fitoi këtë famë Edi Rama sa edhe disa ditë më pas mbledhjes së liderëve ballkanikë në gusht të vitit 2014, ai u prit me nje kuriozitet të madh në samitin e NATO-s në Uells. Megjithëse liderët e 28-shes ishin të preokupuar ato ditë me problemet e hapura me Rusinë dhe terrorizmin islamik, në pushime ata mezi prisnin të takoheshin me kryeministrin shqiptar që mergeli ua prezantonte si një risi ekzotike. Jo më kot disa ditë më parë mes udhëheqësve ballkanikë, ai kish marrë nofkën e "shakatorit të grupit”. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kush qëndron pas sulmit ndaj Becchetti-it?

Francesco Becchetti nuk është një shenjt. Aq më pak një bamirës. Nëse çdo njeri kurioz kërkon të informohet për të, mjafton të kërkojë në You Tube emisionin Kon...

13:14

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit Euro-Lek e ka mbyllur edhe këtë javë në rënie, duke shënuar një rekord të ri historik. Sipas kurs...

15:29

Me sytë katër

PAPARAZZI