Flash

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Orari kur postimet në Facebook marrin më shume "like"

Lapsi.al 6 July 2015
Orari kur postimet në Facebook marrin më shume "like"

Postimi juaj i fundit në Facebook, për të cilin keni punuar shumë, keni marrë këshilla të zgjuara për të qenë sa më argëtues, nuk ka marrë shumë pëlqime?
“Epo mirë, faji nuk mund të jetë i përmbajtjes, por kohën kur e keni hedhur”, thotë një studim.

“Pra, ju e keni postuar statusin tuaj në një kohë të gabuar. Kur është koha më e mirë për të postuar në Facebook? Gjatë javës, gjatë orëve të punës, dhe më pas mes orës 19.00-20.00”, sugjeron studimi i raportuar nga Bustle.com, transmeton TCH. Në fundjavë ka një rënie të madhe të reagimeve. Prandaj, nëse doni të postoni diçka të premten në darkë, lëreni më mirë ta postoni të hënën pasdite.

“Mundësia që një audiencë anëtarësh të reagojë lidhur me mesazhin varet nga disa faktorë, siç janë modelet e përditshme të sjelljes, vendi ku ndodhesh, koha, dhe volumi i mesazheve të tjerë që konkurrojnë me vëmendjen ndaj mesazhit tuaj”, thotë një studiues i Lithium Technologies në San Francisco, i cili ka udhëhequr hulumtimin.

“Qytetet amerikane të San Franciscos dhe Nju Jorkut shfaqin forma të ngjashme, ku reagimi arrin kulmin gjatë orëve të punës”, thotë studimi.

Ndërsa për Parisin, kulmi i reagimeve vjen në pjesën e dytë të orëve të punës, dhe për Londrën, në fund të orarit.

“Kjo është e rëndësishme për bizneset, të cilët përpiqen të lidhen me konsumatorët në zona të ndryshme, apo nëse përdoruesit e rrjetit tuaj social jetojnë në gjysmën tjetër të globit”, thonë studiuesit.

Nëse kërkoni një kënaqësi të menjëhershme, Twitter është ndoshta mënyra e duhur. Studimi thotë se ka një numër më të madh përdoruesish të këtij rrjeti, duke dyfishuar shanset për një përgjigje, dhe koha e reagimit është më e shpejtë, krahasuar me Facebook.
Në Facebook i duhen më shumë se dy orë për të marrë gjysmën e parë të përgjigjeve. Ndërsa në Twitter megjithatë, përgjigja vjen brenda gjysmë ore.

Të këshilluara

DW: Tsipras, egoisti diletant

Diçka nuk shkon në shtetin Greqi. Një qeveri e sapozgjdhur populiste premtoi në fillim të shkurtit, se do ta mbajë vendin e fali...

20:40

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI