Flash

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Wall Street Journal: Pesë skenarë që mund të ndodhin ne Greqi

Lapsi.al 2 July 2015
Wall Street Journal: Pesë skenarë që mund të ndodhin ne

Gazeta Wall Street Journal (WSJ) në një shkrim të publikuar të mërkurën, prezanton një analizë lidhur me pesë skenarët e mundshëm që mund të ndodhin lidhur me Greqinë.

1.Greqia mbetet në Eurozonë

Sipas WSJ, kjo mundësi ka pasojat më të vogla, pasi sistemi bankar në Greqi do të rikthehet një kurs normaliteti përmes likuditeteve që do t’i ofrojnë mekanizmat e Bankës Qendrore Europiane. Ky zhvillim, eventualisht do të shoqërohet edhe nga lehtësimi analog i borxhit grek. Ndërkaq, të gjitha këto presupozojnë një marrëveshje të re, me një kuadër konkret rregullash dhe angazhimesh nga ana e qeverisë greke.

2.Greqia e mban euron, por gjendet jashtë Eurozonës

Jacob Funk Kierkegaard i Peterson Institute for International Economics, e quan këtë alternativë si “Alternativa Malazeze” dhe thekson se skenari në fjalë është më i mundshmi, në rast se Greqia del nga unioni monetar. Por do ta shndërronte Greqinë në një tjetër ekonomi të varfër ballkanike dhe në të njëjtën kohë pasojat do të ishin jashtëzakonisht të mëdha edhe për ekonomitë e tjera të Europës, pasi Greqia nuk do të mundet të rifinancojë nevojat e veta në çfarëdo monedhe dhe efekti “domino” do të duhet të konsiderohet si i mirëqenë.

3.Monedhë e re, ekuivalente me euron

Greqia krijon një monedhë të re, por e kyç vlerën e saj ekuivalente me euron, siç kishte bërë Estonia më 1992 me markun gjerman, kur shpalli pavarësinë nga Bashkimi Sovjetik. Në këtë rast, Greqia do të prodhojë monedhë të re (dhrahmi) në varësi të rezervave valutore të vendit (5,8 miliardë dollarë, sipas inventarizimit të fundit zyrtar).

4.Monedhë e dyfishtë

Në këtë rast, euro dhe dhrahmi qarkullojnë paralelisht në treg. Ky skenar ka shumë precedentë historikë. Në praktikë, sistemi i dyfishtë do të vazhdojë deri në momentin që qeveria greke nuk do të disponojë më rezervat e domosdoshme në euro që t’u përgjigjet detyrimet ndaj kreditorëve. Në këtë rast, ekziston edhe rreziku që në plan makroekonomik përmblidhet në atë që quhet “ligji Gresham”*) dhe që përgjithësisht thotë se “paraja e keqe përze paranë e mirë”. Në rastin konkret, populli grek do të posedojë euro, por që nuk do t’i përdorë dhe nuk do t’i disponojë në treg. Fatalisht, monedha europiane do të zhduket dhe në treg do të qarkullojë vetëm dhrahmia.

5.Dhramia e re

Tranzicioni në një monedhë të re është e sigurt se nuk mund të bëhet menjëherë, posaçërisht në rastin e një vendi anëtar të një unioni monetar. Atëherë, fillimisht, është e sigurt se do të kemi një nga skenarët e mësipërm. Praktikisht emetimi dhe qarkullimi i një monedhe të re do të ketë në plan afatshkurtër pasoja të mëdha për vendin. Institucionet bankare, veçanërisht në fazën e parë do të kenë probleme të mëdha me likuiditetet dhe çmimet në artikuj bazikë do të ndodhen në nivele jashtëzakonisht të larta. Monedha e re do të pësojë një zhvlerësim të menjëhershëm, me qëllim që të përballohen nevojat për likuiditete dhe kjo do të shpjerë në një galop të inflacionit. Ndërkaq, në një plan afatgjatë, zgjidhja e dhrahmisë, do t’i japë ekonomisë greke një avantazh të rëndësishëm në eksportet.

*) Kur një qeveri mbivlerëson një lojj monedhe dhe zhvleftëson tjetrën, paratë e zhvlerësuara do ta dalin nga vendi apo do të zhduken nga tregu, ndërsa monedha e mbivlerësuar do të përmbytë tregun. (Teori e financiarerit anglez, Thomas Gresham (1519-1579).

Përgatiti: Tribuna

Të këshilluara

DW: Tsipras, egoisti diletant

Diçka nuk shkon në shtetin Greqi. Një qeveri e sapozgjdhur populiste premtoi në fillim të shkurtit, se do ta mbajë vendin e fali...

20:40

A do të rikthehet dhrahmia?

Dalja e Greqisë nga eurozona, i ashtuquajturi "grexit" po bëhet gjithnjë e më realiste e ndoshta nuk do të jetë edhe aq ...

19:02

"Tsipras zgjodhi të bëjë harikiri"

Qeveria greke do të bëjë me sa duket vetë harakiri - Kryeministri radikal i majtë, Aleksis Tsipras, i cili me dinakëri ka negociua...

15:17

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI