Flash

Miliarderi Donald Trump pushohet nga puna

Lapsi.al 30 June 2015
Miliarderi Donald Trump pushohet nga puna

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të pushohesh nga puna edhe nëse je miliarder. Kjo i ka ndodhur Donald Trump-it, kandidatit për President në SHBA.

Rrjeti televiziv “NBC” ka vendosur të prishë kontratën me Trump, për shkak të komenteve të tij fyese për meksikanët. Në këtë mënyrë spektaklet e tij “Miss Universe” dhe “Miss USA”, të cilat ishin paracaktuar për në 12 korrik, nuk do të transmetohen më në NBC.

Vendimi i “NBCUniversal” vjen pas presioneve nga grupet hispanike. “Respekti dhe dinjiteti për të gjithë njerëzit janë në qendër të vlerave tona”, deklaroi kompania të hënën, duke shtuar se për shkak të deklaratave të fundit nga Donald Trump, për emigrantët, marrëdhënia e punës me të merr fund. Duke folur për reporterët, Trump tha se ishte kënaqur nga marrëdhënia e shkëlqyer me NBC, por nuk do t’i tërhiqte deklaratat e tij për emigrimin, ndërsa bëri të ditur se mund ta padisë rrjetin.

Të këshilluara

A do të rikthehet dhrahmia?

Dalja e Greqisë nga eurozona, i ashtuquajturi "grexit" po bëhet gjithnjë e më realiste e ndoshta nuk do të jetë edhe aq ...

19:02

"Tsipras zgjodhi të bëjë harikiri"

Qeveria greke do të bëjë me sa duket vetë harakiri - Kryeministri radikal i majtë, Aleksis Tsipras, i cili me dinakëri ka negociua...

15:17

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI