Flash

Fofi Gennimata, një grua në krye të PASOK

Lapsi.al 15 June 2015
Fofi Gennimata, një grua në krye të PASOK

Agazhimin e saj për rithemelimin e PASOK-ut ka theksuar Fofi Gennimata, menjëherë pas konfirmimit të fitores së saj në zgjedhjet për kreun e Lëvizjes Socialiste Panehlenike (PASOK).

 
Genimata falënderoi mijërat e qytetarëve që me votën e tyre i dhanë një mandat të pastër për një fillim të ri. Ajo gjithashtu falënderoi kryetarin në largim, Evangelos Venizelos për kontributin në shërbim të vendit dhe të partisë, si dhe dy rivalët e saj në zgjedhje, Andreas Loverdos dhe Odysseas Konstantinupulos, raporton Tribuna.
 
“Marr përsipër përgjegjësinë e drejtimit të partisë, me vetëdije absolute për vështirësitë. Besoj se mund të bëhemi sërish të fuqishëm, sërish krenarë, të rinovojojmë lidhjet tona me shoqërinë. Doi të rithemelojmë dhe ndryshojmë PASOK-un. Avancojmë me ndjenjë kolektive dhe me vlerat e socialdemoracisë për një Greqi me solidaritet, me drejtësi sociale dhe zhvillim, duke mbajtur të qëndrueshme perspektivën europiane”, theksoi Gennimatas, që bëhet kryetarja e pestë në historinë e PASOK-ut (pas Andreas Papandreut, Kostas Simitisit, Jorgos Papandreut dhe Evangelos Venizelosit).
 
 
 

Të këshilluara

Au revoir, mor plak qefli!

Edhe pse Dominique Strauss-Kahn u lirua nga akuza për kodoshllëk, edhe vetë procesi përbën në vetvete një dënim të ...

12:48

A është Papa, komunist?

Kritika që Papa Francesku i ka bërë ekonomisë së tregut të lirë e ka shndërruar atë në një ikonë t&e...

19:56

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI