Flash

Skandali/ Daçiç foli për seks në takimin me presidenten kroate (foto)

Lapsi.al 12 June 2015
Skandali/ Daçiç foli për seks në takimin me presidenten

Vijojnë skandalet diplomatike të ministrit të Jashtë serb, Ivica Daçiç. Skandali i radhës është publikuar nga agjencia serbe e lajmeve “Kurir”, sipas të cilës, në një takim me presidenten kroate Kolinda Kitaroviç, Daçiç ka folur për vetëm për pornografi dhe për seks. Në shkrim thuhet se takimi është mbajtur në Budva të Malit të Zi.

“Në praninë e personaliteteve të tjerë të lartë, ministri i Jashtëm serb në vend të çështjeve që janë një pengesë mes Beogradit dhe Zagrebit, të tilla si të drejtat e serbëve atje dhe kthimi i pronës, ai foli për seks”, thuhet në artikull.

Sipas “Kurir”, ministri serb nuk ka aftësi diplomatike apo ekonomike. Ai nuk i ka përcaktuar ende ambasadorët, duke lënë pa përfaqësues disa nga vendet më të rëndësishme në botë, si Gjermania. Ai gjithashtu nuk zotëron gjuhën angleze, edhe pse ai premtoi se do ta mësojë për një vit. Këto janë arsyet pse performancat e tij diplomatike shpesh kthehen në subjekt talljeje, shprehet e përditshmja serbe./express/

“Kurir” përmend edhe vizitën e Ramës në Beograd, ku gjatë darkës joformale ministri Daçiç ka kënduar, “edhe pse disa orë më parë Rama bëri disa deklarata provokuese rreth pavarësisë së Kosovës”.

Të këshilluara

A është Papa, komunist?

Kritika që Papa Francesku i ka bërë ekonomisë së tregut të lirë e ka shndërruar atë në një ikonë t&e...

19:56

Kurdi që mposhti Erdoganin

Ish avokati Selahattin Demirtas është sot njeriu që kapërceu barrierën e lartë famëkeqe të hyrjes së partive t&e...

14:15

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI