Flash

Obama pi duhan fshehurazi gruas. Reagon Shtëpia e Bardhë

Lapsi.al 10 June 2015
Obama pi duhan fshehurazi gruas. Reagon Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë mohoi që Presidenti barack Obama të mbante një paketë cigaresh në takimin që pati me kryeministrin italian Mateo Renzi. Sekretari për mediat Josh Earnest u pyet nga gazetarët për këtë çështje nga gazetarja April Ryan. “E thashë edhe më parë që nuk janë cigare” - tha Earnest.

Ryan: “Atëherë çfarë janë?”

Earnest: “Nuk e di April, nuk isha aty, por...”

Ryan: “E kuptoj, por a të ka thënë se çfarë kishte në dorë?”

Earnest: “Jo... ju ndoshta mund të habiteni, por as që e ngrita këtë si çështje në takimin me presidentin sot.”

Ryan: “Shumë mirë. Presidenti i lexon gazetat dhe kjo foto është gjithandej bashkë me pyetjen se çfarë ka në dorë?”

Earnest: “Nuk jam i sigurt nëse është kjo mënyra e duhur për ta parë çështjen.”

Ryan: “Është kudo. Shikoje. Pastaj forma e kutisë... unë nuk jam duhanpirëse, por shikoje...”

Herën e fundit që Obama u pyet për duhanin tha se “e kishte lënë nga frika e gruas”. /lapsi.al/

Të këshilluara

A është Papa, komunist?

Kritika që Papa Francesku i ka bërë ekonomisë së tregut të lirë e ka shndërruar atë në një ikonë t&e...

19:56

Kurdi që mposhti Erdoganin

Ish avokati Selahattin Demirtas është sot njeriu që kapërceu barrierën e lartë famëkeqe të hyrjes së partive t&e...

14:15

Jo më lëshime Greqisë

Ndoshta Angela Merkel do të pendohet që e vuri në dispozicion të gjithë peshën e saj politike për zgjidhjen e krizës s&e...

15:54

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI