Flash

Kurdi që mposhti Erdoganin

Lapsi.al 8 June 2015
Kurdi që mposhti Erdoganin

Ish avokati Selahattin Demirtas është sot njeriu që kapërceu barrierën e lartë famëkeqe të hyrjes së partive të reja në Parlamentin turk ndërsa me një goditje, partia e tij pro-kurde u shfaq si forcë e fuqishme në skenën politike kombëtare.

Demirtas-i i pashëm e me stil dinamik të foluri, shkruan e përditshmja britanike, është tanimë në pozitën të tronditë nga themelet planet e Rexhep Tajip Erdoganit për ndryshimin e presidencës nga roli thjesht ceremonial tek një pozicion shumë më i fuqishëm ekzekutiv, shkruan The Guardian.

 

42-vjeçi cilësohet si i vetmi politikan turk që mund të rivalizojë aftësitë retorike të Erdoganit. Atij i vishet merita e transformimit të HDP-së në një parti liberale të qenësishme falë zgjerimit të thirrjeve për ndryshime duke i çuar ato përtej bazës së votuesve kurd që përbëjnë 20 % të popullsisë së vendit, me qëllimin të afronte edhe turqit laikë, gratë e homoseksualët.

 

Demirtas-i vetë ka qenë subjekt i një fushate të egër sulmesh nga Erdogani. Presidenti e quante "bukuroshi" që s'është gjë tjetër veçse një fasadë e Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit. Dhe etikimet nuk përfundonin këtu.

 

Për Erdoganin, njeriu që sot i tronditi themelet e pushtetit, ishte dhe një "i pafe" sepse premtonte shkrirjen e drejtorisë së çështjeve fetare, apo "pop-star" për arsyen e thjeshtë se luan në mandolinë. Përgjigja e Demirtasit ndaj ofendimeve të kundërshtarit, ishte qetësia. "Epo, ne të HDP-së do ta shndërrojmë luanin e zemrës tënde në kotele", ka qenë replika e shkurtër e tij.

 

Madje edhe pas sulmeve të së premtes në qytetin juglindor të Diarbakirit në mitingun e partisë që drejton, 42- vjeçi i kërkoi mbështetësve të mos dilnin nëpër rrugë e shkroi në Twitter: "Paqja do të triumfojë". Dhe ajo çfarë arriti, përkufizimin më të mirë e ka marrë ndoshta nga Bulent Aliriza. Fitorja e kurdëve, thote ky ekspert i Qendrës së Studimeve Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, ishte një shpërthim bërthamor në skenën politike të Turqisë. /Ina/

Të këshilluara

Jo më lëshime Greqisë

Ndoshta Angela Merkel do të pendohet që e vuri në dispozicion të gjithë peshën e saj politike për zgjidhjen e krizës s&e...

15:54

ide

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI