Flash

Tony Blair nuk është i besueshëm as nga ata që mendojnë si ai

Lapsi.al 7 June 2015
Tony Blair nuk është i besueshëm as nga ata që mendojnë

Tony Blair është një figurë e pabesueshme edhe për personat që janë dakord me të. Është “Huffington Post” që publikon rezultatet e një sondazhi të bërë në Britaninë e Madhe për çështjen e referendumit për daljen nga BE. Sipas sondazhit 70% e britanikëve nuk ishin të bindur për daljen nga BE megjithëse votuan Dacid Cameron për një mandat të dytë në krye të qeverisë. Vetëm 16% e tyre ishin të vendosur për “të qendruar në BE” dhe 12% të vendosur “për të dalë prej saj”. Blair ka bërë një fushatë kundër Cameroon duke e akuzuar atë se ka mbështetur referendumin për të marrë votat e ekstremistëve të UKIP. Blair është një pro evropian i vendosur, por britanikët e kanë humbur besimin te ai. Sipas të njëjtit sondazh të bërë nga “Survation” ish-kryeministri britanik e ka vendosur atë te personat më pak të besueshëm në debatin për Europën. Megjithëse janë 59% personat që mendojne se Britani duhet të qëndrojë në BE, kur pyeten për tezat e Blair janë vetëm 28%e tyre që e mbështesin.  

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI