Flash

Zv.Presidenti i SHBA, Biden humb djalin nga kanceri

Lapsi.al 31 May 2015
Zv.Presidenti i SHBA, Biden humb djalin nga kanceri

Djali i nënpresidenti Joe Biden është ndarë nga jeta. Beau Biden, me moshë 46-vjeç, i cili pat shërbyer si prokuror i përgjithshëm për shtetin Delawer dhe në fillim të karrierës kishte punuar si jurist edhe në Kosovë, vdiq pas një beteje disa vjeçare me kancerin në tru. Në një deklaratë të Nënpresidentit Biden thuhet “Me zemër të thyer njoftojmë ndarjen nga jeta të njeriut tonë të dashur, Beau, pas një beteje me kancerin në tru, të cilën e zhvilloi me të njëjtin dinjitet dhe forcë që ka treguar çdo ditë gjatë jetës së tij”. 46-vjeçari Beau Biden, djali i madh i nënpresidentit, kishte shfaqur probleme që në 2010, por ishte mjekuar me kimoterapi si dhe ishte operuar për të hequr një tumor. Muajt e fundit ai po mjekohej në Qendrën Mjekësore Ushtarake Walter Reed pranë Uashingtonit.

Presidenti Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama shprehën keqardhjen e tyre përmes një deklarate, ku vlerësuan kontributin që ka dhënë Beau Biden për të ndihmuar dhe përmirësuar jetët e të tjerëve.

Të këshilluara

Posteri i Erdogan hyn në Guinness

Simpatizantët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) kanë përgatitur një poster 4709 metra katror ku presidenti turk, Rece...

19:17

Kohë të vështira për BE

Sukseset e fundit elektorale të euroskeptikëve dhe eurokritikëve në Poloni, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe Finlandë, duhet t&#...

08:48

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI