Flash

Kërcënohen Google, Twitter dhe Facebook

Lapsi.al 28 May 2015
Kërcënohen Google, Twitter dhe Facebook

Kompanitë teknologjike amerikane, si ‘Google’, ‘Twitter’ dhe ‘Facebook’, janë kërcënuar nga agjencia ruse Roskomnadzor, që merret me mbikëqyrjen e mediave, për shkelje të ligjeve të këtij shteti në lidhje me internetin.

“The Guardian” raporton se, agjencia u ka dërguar kompanive një letër, ku u kërkon që të zbatojnë ligjet. “Ne letrën tonë ne i rikujtojmë kompanive për pasojat që sjell shkelja e legjislacionit,” deklaroi zëdhënësi i agjencisë, Vadim Ampelonsky. Ai tha gjithashtu se qeveria ruse do të bllokojë qasjen në shërbimet që ofrojnë këto kompani, nëse ata nuk do t’iu binden rregullave.

Në muajin maj, Rusia miratoi një ligj, i quajtur “Bloggers Law”, ku thotë se çdo sajt me më shumë se 3 mijë vizitorë në ditë do të konsiderohet si një burim informacioni dhe do të jetë përgjegjëse për vërtetësinë e lajmeve që publikon.

Kështu, për të zbatuar këtë ligj, kompanive si ‘Google’, ‘Twitter’ dhe ‘Facebook’ iu është kërkuar që të dorëzojnë të dhëna në lidhje me këto uebsajte tek qeveria ruse.

Meqë kompanitë janë regjistruar nën juridiksionin amerikan, Ampelonsky u shpreh se nëse ato nuk do të zbatojnë ligjet ruse, atëherë do të detyrohen të zbatojnë sanksionet.

Të këshilluara

Kohë të vështira për BE

Sukseset e fundit elektorale të euroskeptikëve dhe eurokritikëve në Poloni, Spanjë, Britaninë e Madhe dhe Finlandë, duhet t&#...

08:48

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI