Flash

Rama në çarkun e nacionalizmit

Lapsi.al 22 May 2015
Rama në çarkun e nacionalizmit

Vërshimi i deklaratave të fqinjëve që e fshikullojnë kryeministrin shqiptar si një nacionalist mund kthehet në një shqetësim jo vetëm për karierën e atij vetë, por edhe për të gjithë vendin. Tashmë në arkivat diplomatike janë të ruajtura thirrjet për bashkim klasik të shqiptarëve, shfaqja e flamurit të Shqipërisë etnike në muret e selisë së tij,  barriera e Maqedonisë për në NATO, “ngatëresa” me fjalët e ministrit të jashtëm gjerman Frank Walter Steinmeier etj (shiko Lapsi.al/lajme).

Të gjitha këto si edhe problemet e hapura me fqinjin tonë jugor për kufirin detar, po krijojnë jashtë idenë se Shqipëria po drejtohet nga një lider nacionalist, i cili nga një faktor stabiliteti mund të shndërrohet në një rrezik për rajonin. Le të jemi të drejtë. As deklaratat e nënpunësve të një diktatori liliput si Gruevski, as ato të ish birit shpirtërot të Sheshelit dhe as erërat e së vjetrës që ndjekin si hije nga pas qeverinë e Tsiprasit, nuk janë një kriter i së vërtetës. Por kur ato bëhen të gjitha bashkë përbëjnë një problem. Jo vetëm sepse ato, ashtu sikurse e akuzon sot opozita, kanë zhbërë premtimin për “zero probleme me fqinjët”, por mbi të gjitha sepse ato rrezikojnë të pikturojnë portretin e padrejtë të një lideri nacionalist.

Po a është vërtet Rama i tillë?

Përcaktimin më të saktë për sjelljen e tij diplomatike duket se ka bërë Fatos Lubonja kur flet për gjuhën e “dyfishtë të kryeministrit”. Këtij përcaktimi nëse do të çohej në skaj, mund ti shtohej edhe ai i “personalitetit të dyshishte” që po krijon ai jo vetëm me fjalorin, por edhe me sjelljen e tij.

Nga njëra anë Rama do të mbajtë një nga flamujt që e ka tundur me krenari që në kohët e hershme të rinisë së tij ekstravagante: atë të kozmopolitit. Ai është sjellë si i tillë edhe në politikë. Mjafton të përmendet çelësi i qytetit që ai i’a dha pa drojë muzikatit Goran Bregoviç, kur qe kryebashkiak i Tiranës. Mjafton të kujtohet se si ai e mbronte me zell këtë akt provokativ duke këmbëngulur në bindjen e tij prej artisti të hapur. Të njëjtën gjë ai ka treguar edhe në bisedat me perendimorët e veçanërisht me kancelaren Merkel duke parë tek projektet e përbashkëta të zhvillimit, të vetmen shpresë për shpëtim të fuçisë së vjetër të barotit. Madje duhet thënë se i tillë u shfaq edhe përballë Aleksandër Vuçiçit në Beograd, ku u bë në një farë mënyre zëdhënësi i një Shqipërie të hapur dhe kozmopolite, përballë fantazmave të një Ballkani të vjetër.

Por sipas të gjitha gjasave, pikërisht vizita e vjeshtës së shkuar në Beograd, e ka lëkundur bindjen e Ramës se shtirja si kozmopolit që një kartë e mirë politike. Pritja që i bënë në Preshevë, flamujt përgjatë rrugës së kthimit në Kosovë, deklaratat e politikanëve jashtë kufijve ndoshta i përkëdhelën sedrën dhe ngacmuan një nga pikat më të dobta të tij: kompleksin për të qenë i dashuruar.

Që prej asaj kohe Rama kozmopolit filloi të bashkëjetojë me Ramën patriot. Pikërisht me atë që kërkon të sillet si babai i politikanëve shqiptarë në Maqedoni dhe që përpiqet të sjellë eshtrat e Boletinit në Vlorë dhe që është indiferent për daljen e “grekëve” nga koalicioni qeveritar.

Por siç tregojnë faktet një mishelë e tillë është e pamundur. Lumi i reagimeve të ashpra të fqinjëve po tregon se kjo dykuptimësi, kjo lojë e dyfishtë mund të keqkuptohet shumë shpejt. Për të fshehur problemet e tyre, për të fituar pikë në mjediset përkatëse, ata mund ta fusin Ramën, shpesh naiv dhe me një dëshirë të papërballueshme protagonizmi në një kurth, që shumë pak i ngjan të vërtetës. Ata mund ta shfrytëzojnë dilemën e tij mes kozmopolitit dhe nacionalistit në dëm të tij vetë dhe mbi të gjitha të shqiptarëve. Pikërisht për këtë kryeministri shqiptar nuk e la luksin për të gabuar më. Ai e ka mbushur kupën. Prandaj kujdesi maksimal duhet të jetë shqetësimi i tij i vërtetë për sfidën e radhës: pritjen e homologut të tij serb në 27 maj në Tiranë.     (lapsi.al) 

Të këshilluara

Ali Ahmeti, rojtari i Gruevskit

Gjithë dynjaja ia qan hallin se kishte humbur atdheun. Se për vite nuk e kishte takuar nënën. Njëzetepesë vitet e mungesës...

09:21

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

REPLIKË/Ku duhet kërkuar gjeneza e “Shqipërisë së re”

Problemi me artikullun e Andi Bushatit është se ai rrezikon ti japë lëvizjes Bashkë peshën e rëndë që akoma nuk e ka për të reflektuar Shqipërinë e nesërme. Jo se lëvizja Bashkë nuk e përfaqëson Shqipërinë e nesërme, por se nuk e bën dot këtë e vetme

08:22 Kristi Pinderi

Me sytë katër

PAPARAZZI