Flash

Erdogan sulmon: Pse hesht BE për dënimin e Morsit?

Lapsi.al 17 May 2015
Erdogan sulmon: Pse hesht BE për dënimin e Morsit?

Dënimi me vdekje i ish-presidentit egjiptian, Mohamed Morsi, nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen e presidentit turk, Rexhep Taip Erdoan, i cili ka akuzuar ashpër perëndimin dhe Bashkimin Europian për mosreagimin ndaj vendimit të gjykatës egjiptiane.

“Duke qenë se ju e keni shfuqizuar dënimin me vdekje, a nuk do të vendosni sanksione ndaj atyre që e vënë në zbatim? Pse qendroni në heshtje? Kur ju leverdis, i vendosni pa u menduar gjatë sanksionet, por në rastin e Egjiptit pse jo?”…

… “Po bëni llogari se ku do t’i shisni armët që prodhoni. Grushti i shtetit nga ushtria nuk shkatërroi vetëm demokracinë egjiptiane, por të gjithë botën”

Shqetësim për dënimin e Morsit kanë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe Amnesty International. Sipas një deklarate të Departamentit Amerikan të Shtetit, Uashingtoni është i shqetësuar për dënimet masive me vdekje, vendime që shkojnë kundër zotimeve që ka marrë Egjipti ndaj komunitetit ndërkombëtar.

Por pavarësisht kritikave, Egjipti mbetet një prej aleatëve më të ngushtë të SHBA-së në rrajon, ndërsa marrëdhëniet me presidentin e ri, Al-Sisi, janë përmirësuar ndjeshëm dhe në muajin mars presidenti Obama shfuqizoi vendimin për të mos furnizuar me armë vendin, duke aprovuar një dërgesë me vlerë 1,3 miliardë dollarë.

Të shtunën, Morsi u dënua me vdekje bashkë me 106 mbështetës të partisë së tij, për organizimin e një arratisje nga burgu në vitin 2011 dhe spiunazh. Para se të ekzekutohet vendimi, ai duhet të aprovohet edhe nga Myftiu i Madh i vendit, Shavki Alam, autoriteti më i madh fetar në vend. Morsi ishte presidenti i parë egjiptian i zgjedhur përmes votimeve demokratike, por vetëm një vit pasi mori mandatin, ushtria e rrëzoi nga pushteti pas protestave kundër tij.

Të këshilluara

Apple nxjerr në shtator iPhone 7

Modelet e reja të iPhone pritet të prezantohen në publik brenda një periudhë katër mujore, dhe kësaj radhe pritet që ...

20:02

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI