Flash

Pse shqiptarët e Maqedonisë duhet të protestojnë përkrah Zaevit?

Lapsi.al 16 May 2015
Pse shqiptarët e Maqedonisë duhet të protestojnë

Këtë të djelë opozita maqedone ka paralajmëruar një protestë të madhe që pritet të fillojë tronditjen e regjimit autokrat të kryeministrit Gruevski. Por nëse për shumë kohë shqiptarët e Maqedonisë kanë refuzuar të ndërhyjnë në “punët e brendëshme” të komunitetit tjetër, ky është rasti më i mirë që ata të ndryshojnë qëndrim. Ata duhet t’i bashkohen opozitës social- demokrate në qëllimin e saj. Edhe pse ky duket tani për tani një mision pothuajse i pamundur, ata nuk mund ta humbasin këtë rast. 

E di mirë që për një ndërmarje të tillë ka shumë paragjykime. 

E di se shqiptarët e Shkupit e kanë të vështirë të solidarizohen me bashkëqytetarët e tyre që jetojnë në anën tjetër të Vardarit. E di se ata e kanë të vështirë ti braktisin partitë e tyre nacionale dhe liderët e tyre të pavdekshëm, megjithëse përditë e më shumë ata po ngjajnë me kuislingë, që shesin çdo flamur për përfitime të vogla materiale.

E di se për ta është ende shumë e pakapërdishme t'i besojnë pasardhësve të Cervenkovskit dhe Glogorovit të cilët nuk kan qenë as më të butë as më tolerantë. 

E di se për ata, Zoran Zaevi lideri ende i pakonfirmuar i LSDM (socialdemokrat) nuk përbën ndonjë garanci. E di se dhe nga pikpamja e demokracisë, shefi i opozitës dhe kreu i bashkisë të Strumicës nuk shihet si shenjt, pas burgosjes për korupsion në aferën e qendërës tregtare «Global». 

E di se ka me dhjetra e dhjetra paragjykime për ta hedhur këtë hap. E megjithatë ai duhet bërë.

Arsyet për këtë përmblidhen në dy shtylla kryesore. Fillimisht ato janë emocionale. 

A mund të këtë shqiptar që e pranon më qeverinë e Gruevskit edhe pas ndërhyrjes kafshërore në lagjen e trimave? A mund të ketë të tillë që ta durojë atë edhe pasi u mor vesh se e gjith sa ndodhi në Kumanovë ishte inskenim i paramenduar i dajës që komandonte shërbimin sekret ?

A mund të durohen shprehjet e Jankullovskës të sapodorëhequr, që na trajtonte si “indianë” duke dashur të «lajë duart» dhe të na « zhdukë një orë e më parë»?

Për të shkuar edhe më tej. A mund të bashkëjetohet më me një satrap i cili shpërdoron milionat e përbashkëta për projekte të një kitch-i të tmerrshëm vanitoz, vetëm e vetëm se do të përngjajë me “Aleksandrin e madh”? A mund të tolerohet nga çajtoret e Çahirit, obsesioni me kosto të lartë për të kërkuar “rënjët maqedonase” të një kombi? 

Por përpos këtyre arsyeve emocionale shqiptarët e Maqedonisë kanë rastin të rreshtohen përkrah manifestimeve të opozitës edhe për arsye pragmatike.

Sepse ata duhet të shprehen qartë se në betejën mes autokracisë dhe demokracisë ata dinë të zgjedhin të dytën. Se ata duhet të tregojnë se nuk janë peng i pengjeve të Gruevskit, si Menduh Thaçi e Ali Ahmeti. Sepse ata nuk mund të vazhdojnë më të shërbejnë si fasada mbështetëse për një Putin liliput që po e lë vendin e tyre jashtë NATO-s dhe larg BE-së.

Pavarësisht paragjykimeve dhe dyshimeve të shumta ata e kanë tani këtë shanc historik. Ata duhet të kuptojnë se nuk mund të kenë kurrë të drejta dhe liri nga një regjim që i’a privon ato popullit të vet. Edhe për këtë shqiptarët e Maqedonisë kanë nesër mundësinë të jenë në anën e duhur të historisë duke u bashkuar me protestat e opozitës.

(lapsi.al)

Të këshilluara

Maqedonia, Palestina e Ballkanit

Maqedonia ka qenë gjithmonë një shtet për të cilin ia vlente të  vije bast se nuk do egzistonte më. Megjithatë sot ...

17:12

Evropa, kjo kurvë e vjetër*

Letër e hapur drejtuar të Dërguarit Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, me rastin e 9 Majit – Ditës së Europës I nderuari zotëri Samuel Zhbogar, Ësh...

04:08

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI