Flash

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Turqia ftoh marrëdheniet me NATO-n?

Lapsi.al 14 May 2015
Turqia ftoh marrëdheniet me NATO-n?

Nuk jemi aq të shqetësuar për krizat përreth, se sa për rusët, që nuk vijnë më“, thotë recepsionisti në një hotel plazhi në Antalia. Në këtë hotel luksoz janë vendosur përfaqësuesit e shtypit për samitin e NATO-s. Qyteti turk Antalya ndodhet rreth 800 kilometra larg nga Siria. Njerëzit atje nuk ndjehen të rrezikuar nga luftërat dhe terroristët e "Shtetit Islamik“, konfirmon për Deutsche Wellen politologu Tarik Oguzlu. "Ato shqetësohen më shumë për krizën ekonomike në Rusi, jo për fatin e Ukrainës". "Njerëzit nuk mendojnë se Turqia mund të sulmohet nga terroristët islamistë". Edhe konflikti tjetër i madh me Rusinë për Ukrainën në lindje është shumë i largët për to.

Debati për krahun lindor

"Edhe qeveria turke mendon se NATO kujdeset shumë për pjesën lindore“, thotë politologu Tarik Oguzlu. Brenda përbrenda, sipas diplomatëve të BE, kjo gjë u kritikua edhe nga disa ministra të jashtëm të shteteve jugore, si Italia. Por së jashtmi kryeministri turk Ahmet Davutoglu u tregua i vendosur në Antalya. Ai deklaroi se edhe Turqia do të marrë pjesë në "trupën e ndërhyrjes së shpejtë“, për të dekurajuar Rusinë dhe për t’i dhënë shteteve anëtare në lindje një ndjenjë sigurie.

Kerry dhe Stoltenberg në takimin në Antalya

Kerry dhe Stoltenberg në takimin në Antalya

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, theksoi rolin e posaçëm gjeografik të vendit, si i vetmi vend anëtar i NATO-s, që kufizohet me Iranin, Irakun dhe Sirinë dhe kështu edhe me territore, që kontrollohen direkt nga „IS“.

Por pas kuintave ka grindje për rolin e Turqisë në aleancë. Marrëdhëniet e Turqisë me shtetet arabe, Egjiptin dhe Izraelin janë të këqia. Turqia përpiqet të krijojë profil me një politikë të jashtme të pavarur, duke u pozicionuar si fuqi rajonale përballë Iranit.

Ankaraja kërkon më shumë angazhim

Në Turqi diskutohet shumë, nëse anëtarësia e vendit në NATO është akoma e dobishme. "Në Turqi ka një lloj fryme kundër NATO-s dhe Prëndimit. Kjo sundon jo vetëm te elitat, por edhe në opinionin e gjërë“, thotë Oguzlu. Megjithatë Turqia si shtet vazhdon t‘i japë NATO-s një rëndësi të madhe, sidomos për shkak të zhvillimeve kaotike në Lindjen e Mesme.

Kryeministri turk Davutoglu ftoi kryetarët e shteteve në samitin e ardhshëm në 2018 në Turqi. Synimi prioritar i Anakarasë në konfliktin sirian është eleminimi i regjimit të kryetarit të shtetit Bashar al-Assad.

Davutoglu bëri të qartë se Turqia mbështet zyrtarisht aleancën.

Davutoglu bëri të qartë se Turqia mbështet zyrtarisht aleancën.

Në të kaluarën Turqia ka mbështetur grupet e rebelëve, që bëjnë pjesë në IS. Luftëtarët e IS, edhe nga Europa dhe SHBA, kanë hyrë në Siri dhe Irak nga Turqia. Turqia i hedh poshtë akuzat dhe kërkon nga NATO më shumë angazhim.

NATO-ja i ka vënë në dispozicion Turqisë sisteme mbrojtjeje nga raketat e tipit Patriot. Kjo nuk është e mjaftueshme, thotë pala turke. Ministrat e jashtëm të NATO-s kanë filluar ta kuptojnë ngadalë, se vemendja nuk duhet të përqëndrohet vetëm në lindje dhe Rusi.
Turqia kërkon nga NATO një zonë ndalim-fluturimi mbi veriun e Sirisë dhe Irakut. Deri tani Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë të NATO-s nuk janë të gatshëm për këtë, por i sulmojnë luftëtarët e IS me sulme të përqëndruara ajrore, por jo ushtrinë siriane.

Turqia sigurisht nuk do t’i shohë të forcuar as kurdët, të cilët përpiqen për një shtet të tyre në situatën kaotike. "Konflikti sirian po hyn tani në vitin e pestë", ankohet kryeministri turk. Shtatë milionë sirianë jetojnë ndërkohë në Turqi.

NATO qëndron në Afganistan

Konfliktet në Lindjen e Mesme deri në Jemen perceptohen nga shumë ministra të jashtëm të NATO-s në radhë të parë si konflikte ndërarabe, si "luftëra fetare" midis sunive dhe shiitëve. Perëndimi duhet të qëndrojë jashtë, sa më shumë që të jetë e mundur. "Ne nuk fillojmë kryqëzata kundër ndonjë vendi me orientim mysliman", tha një diplomat i NATO-s. Por ministrat mundën të raportojnë të paktën për një vendim konkret. Misioni i trajnimit dhe mbështetjes në Afganistan do të vazhdojë edhe pas 2016. Në krahasim me 13.000 ushtarë, që janë të dislokuar sot, numri i trupave do të bjerë. Misioni do të drejtohet pastaj nga një civil, njoftoi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Stoltenberg./DW/

Të këshilluara

Apple nxjerr në shtator iPhone 7

Modelet e reja të iPhone pritet të prezantohen në publik brenda një periudhë katër mujore, dhe kësaj radhe pritet që ...

20:02

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI