Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Rusia, 70 vjet pas fitores ndaj nazizmit

Lapsi.al 10 May 2015
Rusia, 70 vjet pas fitores ndaj nazizmit

Rusët dhe fqinjët e tyre i kanë të përbashkëta përvojat negative historike: ata ishin viktima si të Hitlerit, ashtu edhe të Stalinit. Lufta asgjësuese gjermane në Lindje ishte e drejtuar kundër polakëve, ukrainasve, bjellorusëve dhe rusëve; terrori i pushtetit sovjetik i preku të gjithë popujt në fushën e ndikimit. Por një kuptim i përbashkët për këtë të kaluar nuk është zhvilluar - përkundrazi: historia e shekullit të 20-të rëndon fort mbi të tashmen e Evropës Lindore. Dhe kjo nuk ndodh tamam që kur Lufta e Dytë Botërore i shërben në propagandën ruse justifikimit të luftës në Ukrainë. Po do të ishim të pasaktë, po t'ia jepnim fajin për këtë vetëm Presidentit rus Putin dhe propagandistëve të tij. Meqenëse Bashkimi Sovjetik, megjithë ideologjinë e tij internacionaliste perceptohej gjithmonë si shtet rus, pesha e historisë sovjetike për rusët rëndon më fort se sa për "popujt e tjerë sovjetikë". Paradoksi, që Stalini sot është në sytë e shumë rusëve një figurë historike pozitive, megjithëse ai urdhëroi vrasjen e rusëve të panumërt, është rezultat i thyerjeve historike, që kanë lënë gjurmë të thella në historitë individuale të shumë familjeve ruse.

Terrori i viteve '30 i preku vërtet të gjithë popujt e Bashkimit Sovjetik, por ai eci krahas integrimit të një nacionalizmi rusomadh nga Stalini në ideologjinë komuniste. Në republikat sovjetike joruse, për shembull në Ukrainë, u zhduk në mënyrë të qëllimshme elita e sapokrijuar nacionale kulturore dhe intelektuale. Sot kjo e lehtëson trajtimin e tmerreve, sepse të gjithë mund ta shohin veten si viktima kolektive dhe t'ia hedhin fajin Moskës. Kjo ndihmon që të spostohet në sfond një fenomen, i cili ishte karakteristik kudo për stalinizmin: në një sistem, i cili bazohej në ngritjen e kallëzimit në detyrë të qytetarëve, dorasit dhe viktimat shpesh ishin pjesë të së njëjtës familje, madje shumë ishin të dyja këto në një person.

Ai që dëshiron të merret në Rusi me trajtimin e stalinizmit, ai nuk ka në dispozicion një strategji nacionale shfajësimi dhe prandaj arrin shpesh në këtë pikë të dhimbshme, tek e cila familjet mund të shkatërrohen edhe pas shumë brezave. Droja për t'u përballur me këtë histori është e kuptueshme; megjithatë, përvojat që "Memorial" - e vetmja organizatë në Rusi, që përpiqet për një dokument sistematik të krimeve të Stalinit - ka me viktimat dhe pasardhësit e tyre, tregojnë se kjo do të ishte rruga e pajtimit të Rusisë me veten.

Por një lëndë për një narrativë historike të përshtatshme për masat, për vetësigurimin e një kombi kjo nuk është. Atë e gjen në "Luftën e madhe atdhetare" si tregim të mbrojtjes heroike kundër një agresori të pamëshirshëm. Brutaliteti i fushatës asgjësuese gjermane nuk u la rusëve (as ukrainasve dhe as bjellorusëve) alternativë tjetër, se të luftonin për Stalinin, pavarësisht nëse e urrenin atë apo e nderonin. Fitorja mbi gjermanët i bashkoi me të vërtetë rusët. Edhe përtej shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik (për të cilin kjo fitore ishte i vetmi burim i legjitimimit) fitorja u bë një kapëse, e cila e mban tok shoqërinë me shumë kontradikta ruse.

Prandaj, çdo qeveri ruse është e detyruar që "Ditës së fitores", 9 majit dhe kujtimit të luftës t'i kushtojë rëndësi të madhe. Njëkohësisht, rusët presin me të drejtë, që Evropa, para së gjithash Gjermania t'i përkujtojë me nderim viktimat dhe të vlerësojë kontributin e Ushtrisë së Kuqe në mposhtjen e nacionalsocializmit, siç bëri Presidenti Federal i Gjermanisë, Gauck.

Plagët që hapën terrori i Hitlerit dhe i Stalinit janë kaq të thella, sa mund të shërohen vetëm ngadalë. Një proces i tillë gjithmonë është edhe i dhimbshëm, siç tregon historia e pajtimit të Gjermanisë me fqinjët e saj. Përballja e hapur me historinë ka bërë që Gjermania të ketë sot marrëdhënie të mira me të gjitha fqinjët - gjë që përballë krimeve të kryera nga gjermanët midis viteve 1939 dhe 1945, edhe 70 vjet pas Luftës së Dytë Botërore duket gati si mrekulli. Përkundrazi, në Lindje të Evropës, kontradiktat midis Rusisë dhe fqinjëve të saj, të cilët dikur kanë qenë viktima të nacionalsocialistëve janë thelluar, sepse Putini e instrumentalizon të kaluarën për politikën e tij agresive.

Në vend që të theksohet e përbashkëta e përvojave historike, Moska shpif për ata që kujtojnë anët e errëta të zhvillimit të luftës nga sovjetikët, si për shembull dëbimin e popujve të tërë në emër të gjoja bashkëpunimit me gjermanët, pra si kolaboracionistë. Baltët dhe polakët, të cilët në zgjerimin e sundimit të Stalinit mbi të gjithë Evropën Qendrore dhe Lindore nuk qenë në gjendje të shikonin çlirim, akuzohen se janë simpatizantë të fashistëve.  Vënia propagandistike e shenjës së barazimit të separatistëve prorusë në Ukrainën Lindore me rezistencën kundër pushtimit gjerman është deri tani pika kulmore e këtij trajtimi cinik të historisë. Ajo flet për përçmim për të gjitha viktimat e dhunës totalitare, edhe për rusët - dhe krijon konflikte të reja, të rrezikshme për të gjithë Evropën.

© "Frankfurter Allgemeine Zeitung"

Të këshilluara

Media e së ardhmes

"Bota nuk po ndryshon, bota ka ndryshuar! Vetëm tani, njerëzit në mediat tradicionale, po fillojnë të kuptojnë që kjo ka...

15:18

A do të dalë Britania nga BE-ja?

Fituesi i papritur i zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe është David Cameron. Kryeministri konservator arriti atë që nuk ...

15:02

Erdoğan: Jam rritur dhe jetoj me Kuranin

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan u është përgjigjur kundërshtarëve të tij politik të cilët vënë në dyshim lidhjen e tij me fenë. Erdogan akuzoi opozita...

06:29

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI