Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Britani/ Telashet për Kamerun fillojnë pas fitores, BE-ja dhe Skocia

Lapsi.al 10 May 2015
Britani/ Telashet për Kamerun fillojnë pas fitores, BE-ja dhe Skocia

Votuesit britanikë folën, duke e rikthyer kryeministrin konservator Dejvid Kameron në Downing Street me një diferencë të madhe votash, që befasoi edhe vetë fituesit. Kameron ka pra të gjitha arsyet për të marrë pushim gjithë fundjavën dhe festuar. Por mos u gaboni: Puna e tij tashmë vetëm sa është bërë shumë më e vështirë. Politika e kësaj fushate, e kombinuar me kapriçot e sistemit zgjedhor të Britanisë së Madhe, e ka komplikuar përpjekjen e tij për të adresuar dy realitete politike delikate, të cilat kërcënojnë shumë të ardhmen e vendit të tij. E para, ka të bëjë me vendin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Evropian.  E dyta, me vendin e Skocisë në Mbretërinë e Bashkuar. A do të largohet Britania nga Bashkimi Evropian? Po, Partia Konservatore ka tani një shumicë të ngushtë. Por ish-partnerët e koalicionit pro-BE, Liberal Demokratët, dolën të rrënuar nga këto zgjedhje, duke i dhënë konservatorëve anti-BE një fuqi të madhe. Në të njëjtën kohë, Skocia do të përfaqësohet thuajse tërësisht nga partia pro-pavarësisë, Partia Kombëtare Skoceze, e cila ka si kredo shpërbërjen e Britanisë që njohim sot. Kjo do të thotë, sikurse e tha edhe ish-ministër laburist skocez, Henri Mekleish për Bloomberg:Në qoftë se ju fyeni PKS, ju fyeni Skocinë”. ”Nëse kjo situatë menaxhohet keq, Britania e Madhe mund të përfundojë në diçka, për të cilën nuk u votua të enjten:një të ardhme jashtë BE-së, të braktisur nga investimet e huaja direkte, që tradicionalisht kanë rrjedhur në ekonominë në Mbretërinë e Bashkuar, si një bazë e qëndrueshme dhe fleksibile nga e cila është tregtuar me Evropën – edhe pa Skocinë. Në të vërtetë, Skocia ishte historia vendimtare e këtyre zgjedhjeve. Ajo është shfaqur si një vend i veçantë në hartën zgjedhore. PKS gati spastroi veriun e vendit nga forcat e tjera politike, duke i privuar laburistët nga 40 vende në parlament, ndërsa strategjia e fushatës së Kameron, për të ushqyer frikën e anglezëve për një qeveri laburiste të pakicës, të varur për mbijetesën e saj nga nacionalistët skocezë, prodhuan në jug vota vendimtare kundër partisë së Ed Miliband. Në terma afatshkurtër, fitorja e Kameron, është rezultati më i mirë për biznesin dhe ekonominë në Mbretërinë e Bashkuar, siç sugjerohet nga një forcim i mprehtë mëngjesin e sotëm, i monedhës kombëtare paund. Votuesit zgjodhën një palë duar të sigurta, për të drejtuar ekonominë e Britanisë, ndaj atyre që do të ofronin me siguri ditë më të vështira. Por vitet e ardhshme, do të kërkojnë një menaxhim të shkathët dhe më vizionar nga Kameron. Ai tani është i detyruar të zbatojë premtimin e tij, për mbajtjen e një referendumi, nëse vendi duhet të largohet apo jo nga BE deri në fund të 2017-ës. Në rast se Britania e Madhe do të vendosë të qëndrojë, ajo do të detyrohet të ulë pritshmëritë e përfitimeve nga reforma në BE. Në të njëjtën kohë, Kameron do të ketë nevojë për rinovimin e sistemit të vjetruar zgjedhor të Mbretërisë së Bashkuar dhe Kushtetutës, në mënyrë që skocezët mund të ndihen komodë brenda saj. Realiteti i ri i komplikuar i Kameron, është pjesërisht pasojë e sisemit zgjedhor “të parit i kalon pushteti”, që llogarisin vetëm votat e fituesve. Ai i shpërblen palët në mënyrë joproporcionale, votat e të cilëve janë të përqendruar në nivel rajonal – të tilla si PKS- dhe penalizon ata, që kanë përkrahës të shpërndarë në mënyrë më të barabartë në të gjithë vendin, si Partia e Pavarësisë e Britanisë së Madhe. UKIP fitoi 2 herë më shumë vota se PKS, por mori vetëm 1 nga 56 vendet në parlament. Edhe brenda Skocisë, PKS fitoi jo 95 përqind të votave, sa është përfaqësimi i tyre në Uestminster, por rreth gjysmën. Ky sistem u tolerua, kur mbështetej mbi sistemin dy-partiak, por që tashmë ai nuk ekziston më. Tanimë që rendi parlamentar i Britanisë mbështetet në parti të shumta, dhe Britania e Madhe po bëhet më tepër një bashkim kombesh, sesa një shtet të centralizuar, kjo mënyrë zgjedhjeje është bërë jodemokratike dhe e paqëndrueshme, për një Britani të Madhe që përfshin edhe Skocinë. Shumica qeveritare e Kameron, duhet të ketë si prioritet reformën zgjedhore – për të futur elementin e përfaqësimit proporcional. Ajo gjithashtu do të duhet të delegojë kompetenca të mëtejshme në Skoci, dhe të fillojë të hartojë ndryshime shumë më të gjera kushtetuese. Kryeministri fitoi, madje korri një fitore të madhe, ndoshta sepse guxoi të shpresonte. Por ai i ka tashmë punën e tij të vështirë, për të ofruar stabilitet politik dhe rimëkëmbjen e vazhdueshme ekonomike që pati premtuar. a.g./Bota.al

Të këshilluara

Media e së ardhmes

"Bota nuk po ndryshon, bota ka ndryshuar! Vetëm tani, njerëzit në mediat tradicionale, po fillojnë të kuptojnë që kjo ka...

15:18

A do të dalë Britania nga BE-ja?

Fituesi i papritur i zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe është David Cameron. Kryeministri konservator arriti atë që nuk ...

15:02

Erdoğan: Jam rritur dhe jetoj me Kuranin

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan u është përgjigjur kundërshtarëve të tij politik të cilët vënë në dyshim lidhjen e tij me fenë. Erdogan akuzoi opozita...

06:29

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI