Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Media e së ardhmes

Lapsi.al 8 May 2015
Media e së ardhmes

"Bota nuk po ndryshon, bota ka ndryshuar! Vetëm tani, njerëzit në mediat tradicionale, po fillojnë të kuptojnë që kjo ka ndodhur. Nëse vazhdoni të kapeni pas takëmeve të të kaluarës, duhet të kuptoni mesazhin: Shtresat e makinerive që ndajnë krijuesit e përmbajtjes (lajmit) nga ata që e konsumojnë atë, janë zhdukur tashmë. Kanë “vdekur”. Nuk do të ringjallen dhe më vjen keq, por e keni humbur funeralin. Glenn Beck"/ Themelues i TheBlaze/

Ishte një kohë kur, ti ndaloje me makinë në një pikë karburanti dhe dëgjoje të binte një zile. Ndërkohë që ti rehatoheshe në sedilje, një grup burrash me uniformë rendnin drejt makinës tënde dhe e rrethonin atë. E mbushnin me benzinë dhe kontrollonin gjithë “lëngjet” e tjerë. Kontrollonin gomat, lanin xhamin dhe pastronin pjesën e kromuar të parakolpit, deri kur ti mund ta përdorje edhe si pasqyrë. Dhe kur makina jote tashmë e shndërritshme ishte gati për nisje, mund të të jepnin një hartë, apo ndoshta edhe një pellush për fëmijën.

Trajtimi ishte spektakolar, po të kesh parasysh që kishe shkuar aty vetëm për të mbushur makinën me benzinë.

Kjo pamje më vinte vazhdimisht në mendje, teksa ulesha dhe përgatitesha të intervistohesha në një shfaqje, ku më konsideronin si njeriu më interesant i vitit. (Me sa duket nuk kish qenë një vit shumë interesant).

U ula, krejt i shastisur nga madhësia e përgatitjeve që nevojiteshin për ta realizuar. Pjesa e intervistës sime ishte vetëm disa minuta. Ishte një intervistë e thjeshtë me Barbara Ualtersin dhe mua. Megjithatë, në zyrën time hynin e dilnin 50 vetë, që vendosnin dhe largonin gjëra për orë të tëra, duke punuar edhe me turne. Kishte kaq shumë pajisje, sa pyeta veten nëse dyshemeja do të mund t’i mbante. Mbyllën një pjesë të “Sixth Avenue”. Kishte më shumë njerëz në zyrën tonë për të realizuar një intervistë të pakuptimtë dyminutëshe, se sa numri total i punonjësve në kompaninë time.

Ishte ilustrimi më i fundit se sa larg kemi shkuar. Bota nuk po ndryshon, bota ka ndryshuar! Vetëm tani, njerëzit në mediat tradicionale, po fillojnë të kuptojnë që kjo ka ndodhur.

Nëse vazhdoni të kapeni pas takëmeve të të kaluarës, duhet të kuptoni mesazhin: Shtresat e makinerive që ndajnë krijuesit e përmbajtjes (lajmit) nga ata që e konsumojnë atë, janë zhdukur tashmë. Kanë “vdekur”. Nuk do të ringjallen dhe më vjen keq, por e keni humbur funeralin. Dhe tani e kanë rrafshuar vendvarrimin e tyre, me qëllim që t’i bëjnë vend ndërtimit të selisë së një kompanie teknologjike, për të cilin ende nuk keni dëgjuar.

Media e të ardhmes është e zhdërvjelltë, e plotësuar, dhe e ngushtë. Ajo nuk ka respekt për të moshuarit e vet. Ajo nuk do t’ia dijë se si është bërë puna më parë. Ka një fuqi vërtetë të madhe kur e kupton këtë gjë. Ata që kapen fort pas pushtetit, ka shumë gjasa ta humbasin atë.

Fituesit në këtë mjedis do të jenë ata që do të mund të fuqizojnë me sukses lexuesit e tyre, dëgjuesit dhe shikuesit. Ata duan diçka origjinale. Sot, një njeri i zakonshëm do të shihte më mirë YouTube se sa Geraldo Riveran, për arsye se ai i beson më shumë fqinjit të tij se sa medias. (Sigurisht, ka ende nevojë për një mënyrë që të shmangen të gjithë ata njerëz që kthejnë telefonin nga vetja kur ndodhen një tualet. Në të dy shembujt).

Të gjithë ne mund të hamendësojmë se si do të zhvillohet teknologjia. E vetmja gjë e sigurtë është se pas dhjetë vitesh, parashikimet tona do të duken qesharake. ata që do të mbijetojnë, nuk do të duhet që domosdoshmërisht të zgjedhin Periskopin në vend të Meerkatit. Mënyra se si njerëzit do të konsumoojnë përmbajtjen që dëshirojnë është e rëndësishme, por dytësore.

Më jetikë janë parimet e harruar të ndërveprimit themelor njerëzor dhe të respektit. Këta do të funksionojnë gjithmonë, pavarësisht se nga çfarë pajisje shihen. Bëjini njerëzit të qeshin, të mendojnë dhe të ndiejnë. Kujdesuni për atë që thoni, rrëfeni të vërtetën ashtu si e kuptoni, dhe vendosni parimet mbi interesat tuaja. Nuk jeni më një aktor mbi një skenë, por jeni një zë në turmë. Futeni audiencën brenda. Lëreni të kontribuojë, të amplifikojë, dhe tregohuni mjaftueshëm të përulur, për të mirëpritur aftësinë e tyre për të thelluar kuptimin tënd të realitetit. Thjeshtë duke bërë disa prej këtyre gjërave, do ju bëjmë tejet të suksesshëm. Bëjini të gjitha dhe do të ndryshoni botën.

Pas jo shumë kohësh, media e vjetër do të jetë zhdukur, e hedhur e tëra në koshin e plehërave të historisë. Do të gjejë vendin e vet krah atyre grupeve të koreografuar keqas të pikave të karburantit në vitet pesëdhjetë. Unë mezi pres të lexoj lajmin për këtë ngjarje./marrë nga bota.al/

Të këshilluara

A do të dalë Britania nga BE-ja?

Fituesi i papritur i zgjedhjeve parlamentare në Britaninë e Madhe është David Cameron. Kryeministri konservator arriti atë që nuk ...

15:02

Erdoğan: Jam rritur dhe jetoj me Kuranin

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan u është përgjigjur kundërshtarëve të tij politik të cilët vënë në dyshim lidhjen e tij me fenë. Erdogan akuzoi opozita...

06:29

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Me sytë katër

PAPARAZZI