Flash

Marrëveshja e Hormuzit/ Çfarë dimë deri tani për paktin mes SHBA-së dhe Iranit

Marrëveshja mes SHBA-së dhe Iranit ka ndalur përkohësisht luftën dhe ka rihapur Ngushticën e Hormuzit, por çështjet që shkaktuan konfliktin, si programi bërthamor iranian, rezervat e uraniumit, sanksionet, fondet e ngrira dhe përplasja me Izraelin, mbeten ende të pazgjidhura dhe do të jenë objekt i negociatave të vështira në muajt në vijim.

12:49

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

A ka dashur Berisha të helmojë Rugovën?

Lapsi.al 6 May 2015
A ka dashur Berisha të helmojë Rugovën?

U bë disa muaj që një tufë gazetash të majta, u kanë hapur faqet e tyre disa badigardëve dhe aspirantëve të dëshpëruar për të arritur këtë status, të cilët pas rrëzimit të Berishës nga pushteti po tentojnë të hedhin mbi të akuza nga më absurdet. Sot kemi dëgjuar të fundit. Atë se Azem Hajdari qenkësh vrarë pasi ai, së bashku me ish presidentin kosovar Rugova, kishin në duar dosjen që vërtetonte se Berisha ishte agjent i UDB-së. Madje se pastaj, përpos atentatit ndaj Hajdarit, ish presidenti, paska dashur të helmojë edhe Ibrahim Rugovën.

Çmenduria ka kaluar çdo cak. Por këto pohime nuk janë të vetmet. Prej javësh po dëgjojmë nga të njëjtat media zëdhënëse badigardësh fallco, se Berisha ka qenë ai që ka urdhëruar të vidhet thesari i Krrabës, se paska dashur të bombardojë ambasadën amerikane, se merrte para nga Serbia e cila e sponsorizoi ngjitjen e tij në pushtet. Dhe fantazia vazhdon: dikush e përmend si makro që gjente mall për orgjitë e Rugovës, maniak seksual, dikush flet për vrasjen pas shpine të Arben Brocit, dikush vjen deri tek Sokol Olldashi, duke folur për kaseta të fshehta dhe prova të pazbuluara.

Dhe për të gjitha këto asnjë fakt, asnjë provë, thjesht dëshmi të papërgjegjshme që nuk do të merrte guximin t'i botonte asnjë gazetar që ka kryer qoftë edhe disa kurse të vetme gazetarie.

Po atëhere pse ato po mbushin faqen e një pjese të madhe të medieve tona të majta?

Dy janë arsyet kryesore të cilat qëndrojnë larg qëllimit final të kërkimit të së vërtetës.

E para është yshtja financiare për të arritur tek ai lexues fanatik të cilit më shumë se faktet, i intereson ushqimi i paranojës së vet.

Ndërsa e dyta është përpjekja krejtësisht e pafrytshme për të dëmtuar me çdo mjet kundërshtarin politik.

Eshtë e kotë të analizosh mungesën e efikasitetit të kësaj strategjie. Eshtë e kotë gjithashtu të merresh me moralin e këtyre gazetave që as nuk u plas për të vërtetën.

Por ndërkohë është interesante të merresh me efektin që ato prodhojnë.

Unë e di se shumëkush që e lexon këtë shkrim do të ketë një reagim fillestar të imagjinueshëm: “Emo, mirë ja bëjnë Berishës, ai s’ka lënë njeri pa marrë nëpër gojë dhe pa e bërë objekt shpifjesh”. Por ky është vetëm një shfrim emocional. Duke qenë mes atyre që mendojnë se Sali Berisha ka më shumë mëkate sesa anë pozitive në historinë e këtij vendi, përsëri jam i mendimit se kjo “luftë” mediatike ndaj tij është e shëmtuar, e ulët dhe për më tepër jo efikase.

Ish presidenti dhe ish kryeministri, njeriu që ka dominuar për një çerek shekulli skenën politike në Shqipëri, ka plot anë të errëta, ngjarje të pazbardhura dhe mëkate të pathëna që duhen analizuar si nga shtypi ditor, ashtu si edhe nga historia. Por ta akuzosh atë përmes sharlatanësh, njerëzish të pabesueshem dhe në mungesë të fakteve, është t’i bësh më shumë nder seç i takon. Sepse kjo fushatë  relativizon krejtësisht edhe akuzat reale për të. Sepse kjo strategji barabit të vertetat me të pavërtetat, krimet me fantazitë, mëkatet me paranojën. Ajo shndërron gjithçka në flu, lidhur me të shkuarën problematike të Sali Berishës. Ai ka ka plot gjëra për të cilat mund të diskutohet sot. Ai mund të përgjigjet për burgosjen e kreut të opozitës, për vjedhjen e zgjedhjeve të 26 majit 1996, për përdorimin e ushtrisë gjatë trazirave të një viti më pas, për Gërdecin dhe 21 janarin. Por t'i kërkosh atij llogari si terrorist që ka dashur të hedhë bomba në ambasada, apo si doktor që ka dashur të helmojë Rugovën, kjo është ta shndërosh historinë e tij në qesharake. Dhe këtë mund ta bëjnë vetëm media qesharake.      

/lapsi.al/

Të këshilluara

Hasanizimi i Shqipërisë

Ka një pyetje që nuk mund ta shmangim më.  Kush e dëmton më shumë Shqipërinë? Shqiptarët apo partit&eum...

23:44

21 qershori/ Ku po gabon Basha?

Lideri opozitës Lulzim Basha ka marrë mbi vete një bast me shumë risk, kur ka vendosur që t’i kthejë këto zgjedhje loka...

07:19

Veliaj, kandidati që bën sikur

Fushata e mazhorancës për zgjedhjet në Tiranë ka nisur jo vetëm herët, por edhe me një mobilizim të pazakontë. K...

07:43

Sa vlen firma për Bojaxhiun?

Megjithë suksesin e papritur të dyfishit të nënshkrimeve që i duheshin në garën për Tiranën, Gjergj Bojaxhi &eum...

20:34

Letër një socialisti

Një socialist më pyeste këto ditë se pse shkruaj dhe pse flas. Duke e mirëkuptuar, dua t’i përgjigjem.  I nderua...

01:30

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI