Flash

Dokumentat e fallcifikuara/ Çfarë bëri Basha në 21 janar?

Lapsi.al 12 April 2015
Dokumentat e fallcifikuara/ Çfarë bëri Basha në 21 janar?

Padia penale ndaj Lulzim Bashën për urdhrin e dhënë në 21 janar për ngritjen e një helikopteri i cili pretendohet se do të hidhte lëndë homogjene (variant i korrigjuar thotë lakrimogjene) mbi protestuesit e tubuar tek piramida, ngjan më shumë me një manovër propagandistike, sesa me një nismë për të bërë drejtësi. Ajo të kujton përpjekjet e dëshpëruara të kësaj mazhorance për të përdorur ngjarje të rënda si Gërdeci apo 21 janari, sa herë gjendet nën presionin e publikut për skandalet e qeverisjes.

Edhe kësaj radhe, kur opinioni dhe media kanë shndërruar në kryefjalë të ditës, të shkuarën e shumë deputetëve me rekorde kriminale, duket sikur kjo lëvizje do të krijojë një barazpeshë për të na thënë se: “vërtet ne kemi shumë kriminelë, por kundërshtarët ata i kanë në krye të partisë”.

Ka disa elemente që të bëjnë të mendosh se padia ndaj Bashës është më tepër një manovër politike.

Dyshimi i parë lidhet me kohën kur ajo po ngrihet. Pra a ka vallë njeri që ta mendojë se militantëve të zellshëm të së majtës iu deshen gati dy vite për të zbuluar krimet e kundërshatrin e tyre kryesor? A mund të besohet se ata nuk rrëmuan që në ditët e para në blloqet e gardës dhe të ministrisë së rendit? A është e besueshme të pretendohet se të njëjtën njerëz që harojnë në sirtare dokumentat e freskëta të interpolit, qenkan aq të aftë të gjejnë ato të katër viteve më parë?

Por edhe nëse e besojmë me pahir hipotezën se ky dokument i fallcifikuar u gjet pikërisht tani, asgjë nuk e ndryshon thelbin e çështjes. Sepse ai nuk hedh aspak dritë në zbardhjen e saj. Pasi do të ishte absurde të mendohej se kur ende nuk i ka hyrë një gjëmb në këmbë vrasësve të katër qytetarëve, të njohur me emër dhe mbiemër, të pretendohej të dënohej një njeri për një akt të mbetur në tentativë.

Kjo mazhorancë e cila ka futur në gjirin e saj edhe LSI-në duket se ka bërë paqe me krimin shtetëror të katër viteve më parë. Ajo vazhdon të mbështesë (madje ta pëdorë për interest e saj të çastit) këtë prokurori që gjithashtu e ka arkivuar 21 janarin.

Ata sëbashku kanë arkivuar çështjen e drejtuesve të lartë të policisë që nuk zbatuan urdhërat për arrestimin e “zinxhirit komandues të gardës”.

Ata kanë lënë në heshtje gënjeshtrat spektakolare të Sali Berishës për vrasje të ndodhura pas shpine nga vetë demostruesit e paisur me çadra pistolete dhe thika me helm.

Ata nuk kanë ndriçuar kurrë se kush e fshiu serverin me filmimet e kamerave të kryeministrisë dhe kush e dha urdhrin për një gjë të tillë.

Ata nuk e kanë zbardhur kurrë arsyet e dëshmisë së atij mjekut sharlatan që pohoi përpara mediave se plagët e të vdekurve ishin marrë nga afër.

Ata kanë bërë sikur e haruan atë ekspertin që fallcifikoi provat e krimit dhe që u rimor sërish nga gjykatat si njeri i besueshëm për të zbardhur gjyqin e Arben Frrokut.

Të gjitha faktet e mësipërme të bëjnë të mendosh se 21 janari (ashtu sikurse pohuan në përvjetorin e katërt shumë nga familjarët shprësëhumbur të viktimave) është një ngjarje që juridikisht nuk do të zbardhet kurrë.

Por edhe si manovër politike asaj i ka dalë boja. Urdhëri i sapo nxjerë i Lulzim Bashës për ngritjen e helikopterëve, nuk sjell asgjë më shumë në këtë pistë. Sot, nuk ka shqiptar që nuk e di se kush është fajtor për atë që ndodhi në atë ditë të zezë. Se në emër të kujt u vranë ata njerëz. Se për të ruajtur pushtetin e kujt u qëllua mbi drejt e mbi turmë. Se kush i falcifikoi provat. Se kush e pengoi prokurorinë të hetonte. Apo se kush e grisi si letër higjenike raportin e FBI-së që e zbardhte tërësisht atë që kish ndodhur. Sot të gjithë janë të ndërgjegjshëm që në 21 janar u krye një krim shtetëror.

Prandaj të shtosh element të rij në këtë histori, duke pretenduar që pas tyre do të bëhet drejtësi, është një cinizëm i panevojshëm. Por edhe nga pikpamja propagandistike është një përpjekje e kotë. Gjithkush e ka të fiksuar në mendjen e tij se kush qenë fajtorët dhe nuk ka nevojë për asnjë dëshmi më shumë për tu bindur. Të gjithë e dinë atë që ndodhi. Të gjithë e dinë madje edhe sëçbëri Lulzim Basha në 21 janar.

Ai qe thjeshtë një hallkë e atij “zinxhiri komandues”.

Me fatin që jeta i ka rezervuar shpesh, ai nuk u radhit as tek urdhëruesit, as te ekzekutorët. Ai mbeti midis. Prandaj të gërmosh sot në të shkuarën e tij duket një përpjekje e kotë. Ajo nuk hedh asnjë dritë të re. Edhe nëse dokumenti i sapo dalë rrezulton i vërtetë, ai dëshmon vetëm për një gjë: se Lulzim Basha paska marrë urdhër për të dhënë urdhër. Ai as nuk e nxin dhe as nuk e zbardh rolin e kryetarit të sotëm të PD-së. Ai thjesht na bën të ngremë pyetjen: pse po e sulmojnë tani me një histori të ditur?

Të këshilluara

Kur Edi Rama kërcënon Europën

Tashmë është kthyer në një barsaletë shprehja alla nardndoka e kryeministrit Rama: “Shqiptarët kanë nevojë...

10:40

Pse Luli s’luan dot me Top?

Lajmi se Bamir Topi po nxiton drejt një aleance me Edi Ramën nuk është një lajm i mirë për opozitën. Pas shantazheve t&e...

10:31

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI