Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Vazhdon ndëshkimi. Dënohet me burg njeriu më i pasur i Rumanisë

Lapsi.al 4 April 2015
Vazhdon ndëshkimi. Dënohet me burg njeriu më i pasur i

Gjykata e Lartë e Rumanisë dënoi të enjten biznesmenin super të pasur Ioan Niculae me dy vjet  e gjashtë muaj burg pasi kishte financuar ilegalisht një nga kandidatët kryesorë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009.

Gjykata tha se Niculae pagoi 150 mijë euro te një anëtar i partisë Social Demokrate, në atë kohë në opozitë, para zgjedhjeve presidenciale, në këmbim të ndikimit në qeveri. Gjykata urdhëroi Niculae të paguajë një shumë të tillë në formë gjobe.

Zyrtari i partisë që mori ryshfetin, Gheorghe Bunea Stanciu, u dënua me tre vjet burg.

Niculae, 60 vjeç, mbështeti kandidatin e kësaj partie Mircea Geoana në garën presidenciale, por kandidati i tij humbi në balotazh.

Niculae vlerësohet se ka një pasuri prej 1.1 miliardë eurosh sipas listës së Forbes. Investimet e tij janë më së shumti në energji, bujqësi, tregti, prona të paluajtëshme dhe futboll. Ndërkohë, një gjykatë në Bukuresht urdhëroi arrestimin e ish ministrit të financave Darius Valcov, si dhe të një kryebashkiaku të qytetit të Kostancës, Radu Mazare, në dy çështje të tjera korrupsioni.

Valcov akuzohet se mori 2 milionë euro për t’i dhënë një kontratë punimesh publike një biznesmeni ndërsa qe kryebashkiak i Slatinës në vitin 2009. Ai dha dorëheqjen më 15 mars dhe ka qenë në arrest shtëpiak që nga ajo kohë. Kryebashkiaku Mazare, i cili është sakaq famëkeq për sjelljen e tij eksentrike, akuzohet se ka marrë 9 milionë euro ryshfet në këmbim të lejeve si dhe për të lënë një biznesmen të fitonte kontrata për riparimin e qytetit. Që të dy janë anëtarë të Partisë Social Demokrate./BIRN/

Të këshilluara

Thikë dhe telefon njëkohësisht

Blade edge ka të gjitha veçoritë e Galaxy S6, duke përfshirë këtu sistemin Android, ndërfaqen e fundit TouchWiz UI dhe n...

08:39

Një tjetër risi e Facebook

Për të lexuar lajme në Facebook nuk do të jetë me e nevojshme te klikosh mbi linqet e hedhura aty nga vete gazetat. Zuckerberg dhe skua...

14:09

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI