Flash

Gazetaria e Bolinos ose tentativa e dëshpëruar për t'i bërë pis të gjithë

Lapsi.al 28 March 2015
Gazetaria e Bolinos ose tentativa e dëshpëruar për t'i

Me teorinë për t'i paraqitur të gjithë si vetja, një burrë dhe një grua kanë vrapuar sot që një lapsus krejt të parëndësishëm në raport me thelbin e ngjarjes, ta paraqesin si fallsifikim. Karlo Bolino dhe Alba M., të cilëve u ka rënë në duar të drejtojnë gazetën e radhës, "Shqiptarja.com", mezi kanë pritur sot një ngatërresë normale për të ngritur një furtunë në gotë.

Kjo gazetë ka kaluar në akuza personale ndaj meje dhe televizionit që drejtoj, pasi sipas tyre një shkresë e policisë e disa viteve më parë qënkësh fallsifikuar nga unë për t'i shërbyer politikës së opozitës. Bëhet fjalë për një kërkesë që komisari i ndjerë Dritan Lamaj i kishte dërguar zyrës së Interpol Tiranës në vitin 2012 ku i kërkonte të merrej informacion në Belgjikë nëse atje kishte rekorde kriminale në ngarkim të vëllezërve Arben dhe Mark Frroku. Në dokumentin që unë sigurova, data dhe emri i nënshkruesit të kërkesës ishin vështirësisht të lexueshme dhe për pasojë ndodhi ngatërresa me vitin e kërkesës, pra nga viti 2012 në vitin 2014. Kjo ngatërresë zgjati vetëm disa sekonda pamje ndërsa në tekstin që e pasoi atë më pas u sqarua që bëhej fjalë për vitin 2012.

Eshtë djallëzore që një lapsus të tillë ta paraqesësh si një komplot të kurdisur për të goditur qeverinë Rama. Do të mjaftonte fakti që komisar Lamaj ishte vrarë në vitin 2013 dhe nuk kishte si të nënshkruante një shkresë në vitin 2014 për të kuptuar se ky ishte një lapsus. Megjithatë kjo nuk ka rëndësi, sepse për raportin tonë me profesionin na gjykojnë lexuesit dhe shikuesit. I mbetet atyre të vlerësojnë si punën e Karlos ashtu dhe atë timen.

Ajo që është flagrante në këtë reagim të medias së Bolinos ka të bëjë me lehtësinë me të cilën ata duan të bëjnë pis të tjerët dhe patupërsinë për t'u përdorur vetë në çdo rast dhe nevojë të pushtetit. Bolino ka botuar dy dokumenta, njërin, pra atë të komisar Dritan Lamajt që në 23 mars 2012 i kërkon Interpol Tiranës të dhënat për vëllezërit Frroku dhe përgjigjen që kjo zyrë ka kthyer një javë më pas, sipas të cilës zyra e Interpolit në Bruksel kishte informuar se "shtetasit e lartëpërmendur nuk njihen në databazën kriminale të policisë". Unë nuk e di nëse kjo shkresë e botuar nga Bolino është e vërtetë, nëse ajo është sajuar nga drejtuesit e policisë së Berishës apo nëse ata kanë fshehur faktin se vëllezërit Frroku kërkoheshin në Belgjikë. Këtë duhet ta kishin hetuar sapo hynë në zyrat e shtetit ata që bërtisnin për komisarin e vrarë kur ishin në opozitë dhe nëse zbulonin që ishte manipuluar e vërteta t'i dërgonin në burg dhe shefat e policisë apo dhe vetë ministrin e Berishës. Ajo që di me siguri është fakti se edhe një vit më pas, kur komisari u vra dhe kur dy muaj më vonë vëllai i të akuzuarit kryesor, pra Mark Frroku, kandidoi si aleat i Edi Ramës në zgjedhje dhe numrin dy në listë kishte të pandehurin për vrasjen e komisarit, askush nuk foli. Nuk folën edhe kur gjatë procesit gjyqësor familjarët e Lamajt deklaruan se vrasja mund të kishte ndodhur pikërisht nga fakti se komisari po hetonte për të shkuarën e vëllezërve Frroku. Në dosjen gjyqësore nuk ka asnjë dokument, përfshi edhe korrespondencën mes Lamajt dhe zyrës së Interpolit, që policia e Saimir Tahirit ta ketë dorëzuar. Nëse qeveria ishte e interesuar të zbardhte këtë ngjarje, ku për më tepër mund të ishin përfshirë drejtuesit e policisë së Berishës, pse nuk e çoi këtë dokument në gjykatë? A e dinte kryeministri dhe ministri i Brendshëm se vëllai i deputetit të tyre mund ta kishte vrarë komisarin për të mbyllur çështjen e hetimit në Belgjikë? A e dinin ata se Arben Frroku ishte numri dy i listës së partisë së tyre aleate? Po kur Mark Frroku u akuzua publikisht për ngjarjen e Brukselit a menduan ata t'i kërkonin Interpol Tiranës verifikimet e informacioneve të dy viteve më parë? Nëse ato ishin manipuluar në 2012 a i kishin të gjitha mundësitë drejtuesit e rinj t'i  vërtetonin ato?

Unë nuk pres që këto pyetje t'i bëjë Karlo Bolino dhe mediat që dinë vetëm të ofrojnë shërbime familjarisht. Por më duket absurde që për impotencën tënde të bësh me faj të tjerët. Edhe sikur dokumenti në fjalë të ishte manipuluar nga unë, ai nuk e ndryshonte dot një të vërtetë të madhe: atë që kryeministri dhe qeveria e sotme e dinin fare mirë çështjen Frroku, se kishin çdo mjet në dorë për ta zbardhur këtë histori dhe se heshtën deri ditën që deputeti doli "armik". Nëse drejtuesit e policisë së Berishës e kanë mbajtur të fshehur këtë rast për hir të mikut të tyre, Rama nuk e hapi për shkak të deputetit të tij. Këto shkresa që po dalin sot, mund të kishin dalë edhe më parë, të ishin dorëzuar në gjykatë dhe të zbardhej e vërteta e vrasjes së komisarit dhe e të kaluarës së Frrokëve. Ato dolën në ditën që edhe Mark Frroku doli nga gjiri i partisë. 

Karlo Bolino nuk guxon të përmendë në asnjë fjali të vetme faktin e qartë që qeveria e sotme e ka ditur rastin Frroku dhe ka patur mundësinë të hetojë dokumentacionin mes policisë dhe interpolit. Nuk e di nëse kjo është gazetari. Karlo madje nuk shkruan as për rastin kur policia e Tahirit e ndalon Mark Frrokun me një të kërkuar në makinë dhe nuk e denoncon. As kur Tahiri pret në zyrë të dyshuar për vrasës. Eshtë zgjedhje e tij, ka shumë kohë kur Karlo i fillimviteve '90 që besonte tek fjala e lirë është kthyer në Bolinon që e ka fjalën shumë të lirë. Të mos shkruash asnjë gërmë se të vërtetën e rastit Frroku e ka ditur dhe nuk e ka nxjerrë deri dje as qeveria Rama, është zgjedhje boliniane të bësh gazetari. Por të përdorësh një lapsus për të ngritur furtunën e një komploti, është përpjekje e dëshpëruar për t'i bërë të gjithë si vetja. Por si Karlo nuk ka të dytë. 

 

Të këshilluara

Unë nuk jam kuq e zi

Jemi ne, jemi ne,  Vijmë nga trojet tona.  Nuk na ndan dot askush,  Fluturon shqiponja.  Po thërret toka jonë, lisat edhe mal...

13:59

Pranvera e Tsipras në Berlin

Kush e quan Bashkimin Europian një monstër burokratike, ai ndoshta nuk interesohet shumë për fatin e Greqisë. Kush e cilëson valutën e përbashkët euro si një më...

22:32

Vrasja e pamundur e Arben Kumbaros

Arben Kumbaros kërkuan ti’a vrisnin ende pa lindur “...Maratin” e tij. Shfaqja teatrale ende nuk ishte vënë në skenë ...

11:43

Përkdhelja e krimit

Eshtë tmerr. Është fjala më e paktë që mund të thuhet për të gjithë njerëzit e shtetit që një d...

16:30

Lamtumirë “krimineli” im

Lajmi se më në fund Prokuroria e tredhur shqiptare ka marrë guximin të kërkojë vazhdimin e hetimeve përmes masës s&eu...

16:00

A fle Rama në shtrat me krimin?

Pamundësia për ta mposhtur kriminalitetin në nivele të larta po e diskretiton me shpejtësi imazhin e kësaj qeverisjeje. Tani ku...

09:18

Greqia, një mësim nga Shekspiri

Vepra e Shekspirit, “Tregtari i Venedikut” na jep, fatkeqësisht, një nga modelet më të mirë për të kuptuar dram&e...

15:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI