Flash

Unë nuk e dua Tomën, por aq më pak prokurorët e tredhur kundër tij

Lapsi.al 27 March 2015
Unë nuk e dua Tomën, por aq më pak prokurorët e tredhur

Kam përshtypjen se të mërkurën në Komisionin Parlamentar të Mandateve ka ndodhur një skandal. Falë dy prokurorëve, në hall, apo të detyruar, nga seanca publike ka dalë fitues Tom Doshi. E gjithë shija që të mbetet pas kqyrjes të vëmendshme të asaj seance, është  se ose kemi të bëjmë me një prokurori injorante dhe totalisht e paaftë, ose se kjo prokurori ka vendosur të mbrojë krimin me qëllim.

Pohimi për ekzistencën e një videoje ku dëshmitari kryesor Durim Bami pohon se është detyruar ta ndërrojë dëshminë, sepse e kanë kërcënuar në qeli me vrasjen e fëmijëve, përbën një fakt që duhet sqaruar sa më parë. Ai është shumë më i rëndësishëm edhe se gjoja sekreti hetimor. Eshtë madje edhe më i rëndësishëm sesa sekreti shtetëror. Gjithashtu, fjala e avokatëve të Doshit ku viheshin re shkelje skandaloze të Prokurorisë, e ka bërë shumëkënd të ngrejë pikpyetje të mëdha: Si mund të kërkohet arrestimi i Doshit për kallëzim të rremë, ndërkohë që ai nuk ka bërë kurrë kallëzim dhe Prokuroria e ka filluar këtë cështje me nismën e saj? Si mund të kërkohet arrestimi i tij, nëse nuk ka asnjë provë (sipas avokatëve) se ai e ka kërcënuar Durim Bamin? Si mund të kërkohet arrestimi kur Prokuroria nuk ka zbardhur qëllimin e kësaj sajese, nëse ajo që thotë Doshi është vërtet e tillë?

Dyshime të tjera për këtë ngjarje ka me okë. Fakti se Prokuroria nuk e pyeti as shefin e saj Llalla, as drejtorin e përgjithshëm të policisë Didi duket i cuditshëm. Po ashtu i cuditshëm duket mos impenjimi për të marrë nga autoritetet gjermane kamerat e aeroportit të Hanoverit, ku dyshohet se Spartak Braho ka shkuar për të manipuluar Tonin. Dhe me këtë listë mund të vazhdohej pafund, boll që për të të lexosh fjalën e avokatëve të Doshit, që e fituan betejën publike kundrejt prokurorëve të tredhur që kot gjendeshin në atë sallë.

Me që jemi tek prokurorët gjatë gjithë seancës ata as nuk na thanë dot nëse ekziston videoja e Bamit, as se përse e kërkojnë (motivin) e arrestimit të Doshit dhe asnjë gjë tjetër. Por duke parë këtë ballafaqim natyrshëm lind një pyetje: c'e ka shtyrë Prokurorinë në këto parregullsi? C'e ka shtyrë ta mbyllë me shpejtësi hetimin? C'e shtyn as të mos thotë dot se në c' fazë është cështja e hetimit për akuzën për vrasje?

Nga të gjitha këto pikpyetje lind një dyshim. Mos ka një përpjekje për të fshehur dicka më të madhe? Mos po i bihet në qafë Tom Doshit? Thënë këtë, nuk kam për qëllim aspak të mbroj Tom Doshin. Ai sipas meje përbën modelin që nuk duhet të ekzistojë në politikë. Qoftë për mënyrën sesi ka hyrë në Parlament, qoftë për mënyrën se si është sjellë me kundërshtarët e Ramës brenda partisë, qoftë për mënyrën se si ka organizuar mitingashët e dhunshëm, qoftë për mënyrën se si ka afruar elementë të tipit Frroku me shokë pranë kësaj shumice, ai duhet të largohet një orë e më parë nga Parlamenti. Por jo në këtë mënyrë dhe me këtë parodi që pamë sot. Sepse jam i bindur se cdo shqiptar që nuk e do steriotipin e Doshit në politikë, do aq më pak që prokurorë të tillë si ata që pamë sot të bëjnë drejtësi. Ata që e duan Doshin jashtë politikës, presin që kjo të bëhet në mënyrë të ligjshme, të drejtë dhe të ndershme. Më shumë se fati i Tomës, atyre u intereson një shtet i drejtë dhe i ndershëm. Një Prokurori që nuk ndikohet në mënyrë jashtëligjore, as nga Rama, as nga Meta dhe as nga “vëllai i tyre i madh” përtej Atlantikut. Përndryshe kufoma e Doshi te lincuar në sy të publikut nuk i vlen askujt. Sepse në këtë rast varri politik i Tomës mund të jetë djepi i shumfishimit të singjashmëve të tij. (lapsi.al)

 

Të këshilluara

Unë nuk jam kuq e zi

Jemi ne, jemi ne,  Vijmë nga trojet tona.  Nuk na ndan dot askush,  Fluturon shqiponja.  Po thërret toka jonë, lisat edhe mal...

13:59

Pranvera e Tsipras në Berlin

Kush e quan Bashkimin Europian një monstër burokratike, ai ndoshta nuk interesohet shumë për fatin e Greqisë. Kush e cilëson valutën e përbashkët euro si një më...

22:32

Vrasja e pamundur e Arben Kumbaros

Arben Kumbaros kërkuan ti’a vrisnin ende pa lindur “...Maratin” e tij. Shfaqja teatrale ende nuk ishte vënë në skenë ...

11:43

Përkdhelja e krimit

Eshtë tmerr. Është fjala më e paktë që mund të thuhet për të gjithë njerëzit e shtetit që një d...

16:30

Lamtumirë “krimineli” im

Lajmi se më në fund Prokuroria e tredhur shqiptare ka marrë guximin të kërkojë vazhdimin e hetimeve përmes masës s&eu...

16:00

A fle Rama në shtrat me krimin?

Pamundësia për ta mposhtur kriminalitetin në nivele të larta po e diskretiton me shpejtësi imazhin e kësaj qeverisjeje. Tani ku...

09:18

Greqia, një mësim nga Shekspiri

Vepra e Shekspirit, “Tregtari i Venedikut” na jep, fatkeqësisht, një nga modelet më të mirë për të kuptuar dram&e...

15:29

Kush ia vrau Ilir Metës qetësinë

Lëvizja Socialiste për Integrim brenda një kohe rekord ka nxjerrë disa herë përpara kamerave Luanin e Petritin apo të tjer&eu...

11:39

Po Meta ç’humbi pas kësaj ?

Me sa duket, Ilir Meta po shpëton me shpejtësi nga akuza si porositës vrasësish me pagesë. Përpos thënieve të  Tom ...

14:29

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI