Flash

Vrasja e pamundur e Arben Kumbaros

Lapsi.al 23 March 2015
Vrasja e pamundur e Arben Kumbaros

Arben Kumbaros kërkuan ti’a vrisnin ende pa lindur “...Maratin” e tij. Shfaqja teatrale ende nuk ishte vënë në skenë dhe mediat tona zienin nga lajmet negative për të. Regjisori trajtohej si vëllai i ministres së kulturës, që kishte gllabëruar fondet e teatrit për një ndërmarrje gjigante. Akuzat shtyheshin edhe më tej kur tregohej se aktori kryesor që luante Zhan Pol Maratin (Hervin Culi) ishte edhe drejtori që kishte vendosur për këto fonde. Polemikat vazhduan me mënyrën se si qenë përzgjedhur aktorët kryesorë dhe si qenë bërë audicionet.

Më shumë sesa për këto polemika, që nuk flisnin për veprën, por për atë që ndodhte rreth saj, vendosa të shkoj e ta shoh këtë shfaqe për një lloj kurioziteti të pashtershëm që ngjall periudha e revolucionit francez. Dua të them që në fillim se mbeta i befasuar nga një sallë e mbushur plot. Ndoshta shprehja e njohur se cdo lloj publiciteti madje edhe ai negativ, është një publicitet i mirë, ishte vërtetuar edhe në këtë rast. Befasimi i dytë qëndronte në faktin se pasi e ke parë “Vrasjen e Maratit” mund të thuash me gojën plot se ajo është një nga gjërat e rralla, që e vlen mundimin të shkosh e ta shohësh në skenat tona.

Duke mos qenë një profesionist që i jep vetes lirinë të komentojë lojën e aktorëve, zgjidhjet regjisoriale, muzikën dhe skenografinë do të mjaftohem vetëm me një fjalë. Ajo ishte një pjesë që të mbushte dhe mbi të gjitha, një vepër që të bënte të mendoje (një gjë e rrallë kjo në anët tona).

Ngjarjet e saj autori Peter Weiss i ka vendosur në një çmendinë në periudhën Napoloniane. Drama niset nga një fakt i njohur historik. Nga vrasja që iu bë prijësit gjakatar të revolucionit francez Zhan Pol Maratit nga idhtarja e zhirondinëve Sharlot Kordej (Luli Bitri). Aktorët e saj janë të gjithë të sëmurë mendorë. Dhe regjizori i tyre është një figurë e njohur historike Markezi de Sade (Viktor Zhysti) i cile e vë në skenën e çmendinës pjesën e tij. Njihet historia se pikërisht në këtë spital luksi në Sheranton e mbyllën markezin de Sade për një kohë të gjatë. Eshtë gjithashtu një fakt i njohur se ai aty vinte në skenë pjesët e tij teatrale. Pikërisht nga kjo e dhënë është nisur edhe Peter Weisse, për të shkruar dramën e tij në mesin e viteve ’60.

E  ardhur tani në Tiranë me regji të Arben Kumbaros ajo është vërtet një pjesë që ia vlen ta shikosh. Ia vlen ta shikosh për ngjashmërinë e çuditshme mes revolucionit dhe teatrit dhe rolin që luan çmenduria e njerëzve në këtë lidhje.

Ia vlen ta shikosh për dialogët e imagjinuar midis Maratit, këtij prijsi revolucionar kolektivist dhe idealist të pandreqshëm që besonte se e mira mund të vinte nga populli dhe për popullin dhe Markezit de Sad, një individualisti ekstrem të cilin Apolineri e quante “si shpirtin më të lirë që ka ekzistuar ndonjëherë”.

Ia vlen ta shikosh edhe për skalitjen e disa prej personazheve realë të revolucionit francez. Për të parë Maratin paranoiak të ngërthyer në vaskën e tij ku shëron sëmundjen e tmerrshme të lëkurës nën kujdesen e të shoqes Simonë. Për të parë Sharlot Kordej që simbolizon atë pjesë të borgjezisë që ishte kundër revolucionit gjakatar. Për të parë markezin de Sad që nga lartësia e çmendinës ku gjendet, shtron pareshtur dilemën e përjetshme mes lirisë dhe pushtetit.

Ia vlen ta shikosh edhe për ngjarje që kanë lidhje me vetë ne shqiptarët. Për të kuptuar se si shpeshherë utopitë idealiste në emër të popullit degjenerojnë në masakra vrastare. Se si shprehja e Maratit: “ne jemi shpikësit e revolucionit por ende nuk dimë si ta përdorim atë” mbetet ende aktuale.  

Pra shkurt, këtë herë ia vlen të shkosh në Teatrin kombëtar për të parë këtë çmenduri teatrale humaniste dhe revolucionare, ku pasionet e historisë ngërthehen me ekseset e pushtetit dhe me të qeshurën bubullitëse të sëmurëve mendorë; ku aktorët përzihen në skenë me spektatorët; ku herë liria absolute fiton mbi utopinë e pushtetit të popullit dhe ku herë ndodh e kundërta.

Por ka edhe një arsye të fundit se përse ja vlen të shkosh e ta shikosh “”Vrasjen e Maratit”. Sepse duke qenë për diçka më shumë se një orë e gjysëm spektator i saj, e ke më të lehtë të kuptosh se sa e vogël, provinciale dhe e padenjë është shpesh herë media kulturore e Tiranës e cila në pamundësi për të menduar për një vepër, kapet me aspektet periferike të saj. Kjo ndodhi edhe me shfaqen e Arben Kumbaros dhe me .”..Maratin” e tij që kërkuan ta vrasin ende pa lindur.  

(lapsi.al)

Të këshilluara

Përkdhelja e krimit

Eshtë tmerr. Është fjala më e paktë që mund të thuhet për të gjithë njerëzit e shtetit që një d...

16:30

Lamtumirë “krimineli” im

Lajmi se më në fund Prokuroria e tredhur shqiptare ka marrë guximin të kërkojë vazhdimin e hetimeve përmes masës s&eu...

16:00

A fle Rama në shtrat me krimin?

Pamundësia për ta mposhtur kriminalitetin në nivele të larta po e diskretiton me shpejtësi imazhin e kësaj qeverisjeje. Tani ku...

09:18

Greqia, një mësim nga Shekspiri

Vepra e Shekspirit, “Tregtari i Venedikut” na jep, fatkeqësisht, një nga modelet më të mirë për të kuptuar dram&e...

15:29

Kush ia vrau Ilir Metës qetësinë

Lëvizja Socialiste për Integrim brenda një kohe rekord ka nxjerrë disa herë përpara kamerave Luanin e Petritin apo të tjer&eu...

11:39

Po Meta ç’humbi pas kësaj ?

Me sa duket, Ilir Meta po shpëton me shpejtësi nga akuza si porositës vrasësish me pagesë. Përpos thënieve të  Tom ...

14:29

Surrealizmi socialist

Asnjë qeveri e tranzicionit nuk është shkëputur kaq fort, kaq dukshëm  nga realiteti i shqiptarëve dhe kaq tallshëm n...

13:20

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI