Flash

Lamtumirë “krimineli” im

Lapsi.al 20 March 2015
Lamtumirë “krimineli” im

Lajmi se më në fund Prokuroria e tredhur shqiptare ka marrë guximin të kërkojë vazhdimin e hetimeve përmes masës së arrestit për dy deputetë, nuk është një ngjarje e zakonshme. E vënë në një kontekst më global, kur komuniteti ndërkombëtar dhe sidomos ShBA po kërkojnë me ngulm spastrimin e politikës, kur mediat gjithnjë e më shumë po marrin guximin për t'i artikuluar emrat e të fortëve me imunitet, kur Gjykata e Lartë, jo vetëm nën  trysninë e ligjit, po bëhet gati të penalizojë edhe dy deputetë të tjerë, kjo që po ndodh mund të shihet si hapja e fazës së parë të proçesit të dekriminalizimit.   

 

Në fakt, ky term për herë të parë u fut në politikë tani vonë nga opozita. Dhe kur PD-ja e bëri këtë, ajo u duk më shumë një lëvizje e sforcuar, një manovër për të përligjur fundin e bojkotit dhe rikthimin e demokratëve në Kuvend pas një mungese katër mujore. Ajo ngjante më shumë me një lëvizje propagandistike, sesa me një shqetësim real. Këtë gjë e vërteton edhe mënyra se si po sillet Partia Demokratike. Ajo pretendon se në parlamentin shqiptar janë 19 deputetë të inkriminuar, por kurrë nuk e gjeti as forcën dhe as faktet për të drejtuar gishtin tek ata. Ajo u bë promotore e rezolutës për dekriminalizimin, por ende nuk ka një qëndrim të qartë se si do të bëhet ai. Të gjithë përfaqësuesit e PD-së që kanë dalë në publik nuk kanë një qëndrim të saktë se cili është version i tyre për pastrimin e Parlamentit. Si do të bëjnë të mundur ata “shporrjen” e këtyre 19 të kriminalizuarve? Si do të ndryshojnë Kushtetutën apo ligjet për ta bërë të mundur këtë?

 

Pra përdorimi i kësaj kauze nga PD-ja, më shumë ngjan me demagogji dhe përdorim politik, sesa me një vullnet të qartë dhe linjë të vendosur se si do ta arrinte këtë nismë që i bën mirë gjithë shoqërisë shqiptare.

 

Por pikërisht në këtë fabul, që për shumëkënd mund të dukej e stisur, qëndron paradokosi. Sepse në momentin që jemi, pak rëndësi ka mënyra sesi PD-ja u mundua ta përdorë atë. Edhe sikur ta ketë filluar si një nismë demagogjike, opozita arriti ta bëjë atë shqetësim të të gjithë shoqërisë. Ajo arriti të marrë në këtë kauzë bekimin e komunitetit ndërkombëtar dhe arriti njëkohësisht çlirimin e mediave që sot nuk po kanë më frikë të përmendin emrat e të fortëve të mbrojtur nga politika dhe historitë e tyre tragjike.

 

Në këtë kuptim, opozita i ka bërë një shërbim të mirë të gjithë shqiptarëve. Nëse ajo nuk do të kishte ngritur muaj më parë çështjen e dekriminalizimit, ndoshta as çështja Doshi- Frroku dhe as ajo e deputetëve që po gjykohen në Gjykatë të Lartë nuk do të kishte marrë rrjedhën që po merr sot.

 

Ndoshta më pas, komisioni parlamentar që sapo është ngritur nuk do të jetë në gjendje t'i vërtetojë krimet e 19 deputetëve të këtij Parlamenti. Shumë prej tyre do të shpëtojnë dhe shumë të tjerë mund të mbrohen përmes proçedurave të pafundme. Por gjithësesi tani e tutje, klima që sapo ka filluar nuk mund të kthehet më pas. Shoqëria është e ndjeshme, mediat janë zgjuar, Prokuroria është trimëruar dhe partnerët e huaj po vigjëlojnë. E gjithë kjo ka hapur një fazë të re. Deri më sot ne ishim të përfaqësuar në Parlamentin tonë nga deputetë të fortë dhe me prejardhje kriminale. Ata po shndëroheshin në heronjtë e politikës dhe në modelet e të ardhmes. Sot ata janë një pjesë në bankën e të akuzuarit dhe një pjesë tjetër nën gjykimin moral të publikut. Proçesi i  dekriminalizimit po e bën punën e tij. Ne mund t'u themi atyre lirisht lamtumirë.   (lapsi.al)

Të këshilluara

A fle Rama në shtrat me krimin?

Pamundësia për ta mposhtur kriminalitetin në nivele të larta po e diskretiton me shpejtësi imazhin e kësaj qeverisjeje. Tani ku...

09:18

Greqia, një mësim nga Shekspiri

Vepra e Shekspirit, “Tregtari i Venedikut” na jep, fatkeqësisht, një nga modelet më të mirë për të kuptuar dram&e...

15:29

Kush ia vrau Ilir Metës qetësinë

Lëvizja Socialiste për Integrim brenda një kohe rekord ka nxjerrë disa herë përpara kamerave Luanin e Petritin apo të tjer&eu...

11:39

Po Meta ç’humbi pas kësaj ?

Me sa duket, Ilir Meta po shpëton me shpejtësi nga akuza si porositës vrasësish me pagesë. Përpos thënieve të  Tom ...

14:29

Surrealizmi socialist

Asnjë qeveri e tranzicionit nuk është shkëputur kaq fort, kaq dukshëm  nga realiteti i shqiptarëve dhe kaq tallshëm n...

13:20

Pse na zhgënjeu Edi Rama?

Edi Rama na ka zhgënjyer sot të gjithë ne skeptikëve ndaj tij që dyshonim se ai ishte i paaftë të përballonte shantazhin...

19:35

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI