Flash

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

U gjet në një anije të mbytur, hapet shishja e verës 151 vjeçare (foto)

Lapsi.al 7 March 2015
U gjet në një anije të mbytur, hapet shishja e verës 151

Një shishe me verë është gjetur në bordin e një anijeje të Luftës Civile Amerikane e mbytur në vitin 1864. Shishja e mbyllur për 151 vjet kishte brenda verë të bardhë. Për të vlerësuar shijen e saj u morën disa ekspertë dekantues të verës. Sapo u hap shishja një prej ekspertëve me “hundë” të hollë tha se i ra erë torfë dhe squfur. Shenjat nuk ishin të mira. Sapo u hodh në gotë dhe mjeshtri Paul Roberts e provoi të gjithë ishin në ankth çfarë shije kishte. “Sapo kam provuar shijen e një gaforreje të përzjerë me benzinë me pak aromë agrumesh. E tmerrshme!” – tha ai. Rreth 50 njerëz kishin blerë bileta për të parë hapjen e kësaj shisheje vere 151 vjeçare. Ceremonia u zhvillua ne Charleston të South Carolina. Kjo shishe ishte një nga 5 shishet e gjetura në anijen Mary-Celestia, një avullore e fundosur në vitin 1864. Anija u gjet në vitin 2011. Mjeshtri Paul Roberts tha se “kishte provuar edhe më parë verë të gjetur në anije të mbytura. Nuk kishin qenë dhe aq keq. Kjo e sotma ishte e tmerrshme” - tha ai. /lapsi.al/

Të këshilluara

Një gjykatë turke dënon Erdoganin

Erdogan duhet t’i paguajë 10 000 lira turke (4 000 dollarë) dëmshpërblim skulptorit, monumentin e të cilit shefi i shtetit turk e quajti “monstruoz”. “Monument...

17:36

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI