Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Kundërshtarët e Putinit, në burg ose në varr (lista e të eleminuarve)

Lapsi.al 1 March 2015
Kundërshtarët e Putinit, në burg ose në varr (lista e

Vrasja e Boris Nemtsov është e fundit në radhë e një serie vrasjesh misterioze të njerëzve të pakënaqur me pushtetin, thuajse të padiskutueshëm, të Vladimir Putinit në Rusi. Edhe pse provat nuk ekzistojnë, vrasja e një prej liderëve të opozitës hedh një hije dyshimesh mbi presidentin rus. Shumë prej atyre që kanë dashur t’i vënë shkopin rrotave të carit, kanë përfënduar ose mbrapa hekurave ose në varreza. Ndoshta më i famshmi, është rasti i Anna Politkovskaia : një gazetare e gazetës ‘Novaya’, gjithnjë e gatshme për të denoncuar qeverinë autoritare të Putinit dhe abuzimet e kryera në forcat ruse në Çeçeni. Politkovskaia u vra me pistoletë më 7 tetor të vitit 2006 në ashensorin e ndërtesës ku banonte në Moskë. Por në një periudhë kohore prej 9 vjetësh, akoma nuk është hedhur dritë mbi krimin. Qershorin e kaluar, procesi i tretë gjyqësor për vrasjen e reporteres u shoqërua me dënime të rënda për të gjithë të dyshuarit. Alexiei Navalni, opozitari më i madh i liderit të Kremlinit, duket se u nxorr jashtë loje me një mënyrë tjetër : atë gjyqësore. Blogeri anti-Putin, sëbashku me Nemtsov, ishte një nga organizatorët e marshit anti-krizë të pranverës e parashikuar për të dielën e 1 marsit. Manifestimi u anullua dhe u zëvendësua me një ceremoni në kujtim të Boris Nemtsov. Por sidoqoftë Navalni nuk mund të marrë pjesë në asnjë aktivitet. Juristi dhe blogeri i famshem per shkrimet e tij antikorrupsion, ndodhet në burg dhe do të qëndrojë atje deri më 6 mars për një dënim 15 ditor për prishje të qetësisë publike, në shpërndarjen e fletushtave në mbështetje të marshit anti-krizë. Alexei Navalni dhe vëllai i tij, Oleg, janë dënuar edhe më 30 dhjetor të vitit të kaluar me 3 vite e gjysëm burg për mashtrim. Dikush tjetër që ka pasur probleme me drejtësinë pasi ka “mërzitur” Putinin është Mikhail Khodorkovski¸ish-pronari i naftës Yukos, dhe ish-njeriu më i pasur në Rusi. Ai përfundoi pas hekurave pasi kishte financuar opozitën dhe mbeti atje për 10 vjet, derisa lideri i Kremlinit vendosi ta falë në vitin 2013. Tani Khodorkovski jeton jashtë vendit. Një tjetër oligark anti-Putin, Boris Berezovski, u detyrua të arratisej në Angli për të shmangur “luftën” me kundërshtarin e tij. Vdiq dy vjet më vonë në rrethana misterioze. Ndoshta vetëvrasje. Ish-kampioni i botës në shah, Garri Kasparov, një nga eksponentët më të njohur të opozitës, që ka marrë pjesë në manifestimet anti-Putin në sheshin Bolotnaia në vitin 2011, 2012 dhe 2013, tani jeton mes Shteteve të Bashkuar dhe Kroacisë nga frika e përballjes me akuzat gjyqësore. Ndërsa është eliminuar fizikisht Alexander Litvinenko, ish-spiun i Moskës i helmuar me polonium radioaktiv në vitin 2006 në Londër. Litvinenko ishte bërë një bashkëpunues i rëndësishëm i shërbimeve sekrete. Por kjo është vetëm një pjesë e vogël e viktimave anti-Putin. Në fakt lista është akoma më e gjatë.

 

 

 Boris Nemtsov ish zv/kryeminister ne kohen e Jelcinit

 

Boris Berezovski, u arratis në Angli. Vdiq dy vjet më vonë në rrethana misterioze. Ndoshta vetëvrasje.

 

Alexei Navalni dhe vëllai i tij, Oleg, janë dënuar më 30 dhjetor të vitit të kaluar me 3 vite e gjysëm burg për mashtrim.

 

Ana Politovskaja  gazetare e gazetës ‘Novaya’

 

Alexander Litvinenko, ish-spiun i Moskës i helmuar me polonium radioaktiv në vitin 2006

Mikhail Khodorkovski¸ish-pronari i Yukos

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI