Flash

Sinjali/ Mesazh i ftohtë nga BE për Shqipërinë, në ditën e madhe të zgjerimit

Në ditën që Brukseli e cilëson si më të rëndësishmen për zgjerimin në vitet e fundit, komisionerja Marta Kos nuk përmendi asnjëherë Shqipërinë. Heshtja vjen ndërsa BE ka shprehur hapur shqetësime për projektin e Zvërnecit, ndryshimet në ligjin për zonat e mbrojtura, ligjin për investimet strategjike, përdorjen e mazhorancës parlamentare për të mbrojtur imunitetin e Belinda Ballukut, dhe klimën e sundimit të ligjit.

18:25

Pse u tërhoq Basha?

Lapsi.al 16 February 2015
Pse u tërhoq Basha?

Vendimi i kryebashkiakut për t'u tërhequr nga dhënia me koncesion e parkimeve të Tiranës, pati efektin e një surprize. Ndërkohë që shumëkush priste se çfarë vendimi do të merrte Rama ndaj kësaj afere që po krijonte një ndjeshmëri të madhe publike, Basha vendosi ta shtyjë atë me justifikimin e mosrëndimit fiskal të qytetarëve.

Natyrisht që argumentimi i tërheqjes së Bashës është i pavlerë. Ai është i pasinqertë e për këtë edhe i pabesueshëm. Ky projekt nuk u nis aspak nga interesi i qytetarëve. Ai ishte një manovër politike dhe qokë për të përmirësuar sa të qe e mundur marrëdhëniet e shefit të opozitës me median më të madhe në vend.

Mjafton të lexosh raportin e përpiluar nga bashkia e Tiranës për të kuptuar se deri ku ka vajtur ajo. Aty lexohet me pak fjalë se bashkia nuk mund të mbajë parkingjet publike, se ajo është e paaftë të prodhojë një sistem efikas për mbledhjen e të ardhurave, se ajo nuk gjen dot njerëz që të mbikëqyrin parkingjet dhe nuk ngre dot pika ku qytetarët të presin biletat. Pra për të justifikuar këtë koncesion, për ta kaluar atë nga një pronë publike në një aktivitet privat, bashkia e Tiranës qe e gatshme edhe të pranonte dobësitë e saj menaxhuese.

Për më tepër se kaq, ajo qe e gatshme edhe të gënjente me gojën e numrit dy të saj, Enno Bozdo. Në më se dy raste, në daljet publike për të mbrojtur projektin, zëvendësi i Bashës rendiste argumenta të rreme, me të njëjtën lehtësi që shton gërma në emrin e tij.  

Pra ashtu sikurse në përiudhën e përgatitjes së projektit, në atë të mbrojtjes së tij në këshillin bashkiak dhe në atë të ditëve që e pasuan mbledhjen e shtyrë, Lulzim Basha u mundua me të gjitha mënyrat ta kalonte atë projekt. Deri këtu as zëri i qytetarëve as interesi i xhepit të tyre nuk e preokupuan as edhe një çast të vetëm. Madje në këtë histori, nuk e preokupoi as akti tejet i pazakontë për opozitën e tij, ai i bashkimit të votave me kundërshtarët politikë.

Po atëherë çfarë ndodhi? Pse Basha bëri hapa pas në këtë projekt që e nisi me zemër, e mbështeti me zell dhe e mbrojti me të gjitha mjetet?

Dy janë faktorët kryesorë. E para lidhet me reagimin e fortë publik që erdhi duke u rritur. Zemërimi i njerëzve në mediat sociale dhe nisma për të mbledhur firma kundër këtij projekti e detyruan kryeopozitarin të bëhet më i vëmendshëm. Por ajo që sipas meje ka luajtur rolin kryesor në këtë histori, qe fakti se kjo aferë, nisi papritmas të prodhojë efekte të kundërta nga ato për të cilat qe projektuar. Nëse ajo ishte stisur për të bërë më miqësor Top Channel-in me opozitën, ajo filloi të prodhojë një efekt boomerang. Televizione që kanë qenë në mbështetje të fortë të Bashës, gjatë kohës së pushtetit të Berishës, si Tv Klan dhe News 24, filluan ta godasin ashpër kryebashkiakun. Dhe një llogari e thjeshtë të bënte të mendoje se Basha duke dashur të bënte miq, po prodhonte më shumë armiq. Duke i bërë një favor Topi-t, ai nuk do arrinte ta bënte kurrë për vete atë. Në rastin më të mirë ai mund ta bënte më neutral ndaj tij. Por nëse kjo e mirë e vogël shoqërohej me humbjen e mediave që e kanë mbështetur tradicionalisht, ajo shndërrohej në një të keqe të madhe.

Me siguri këtë llogari ka bërë Basha kur ka vendosur të shpallë lajmin surprizë për tërheqjen e bashkisë nga projekti. Ai as nuk ka pasur në veshë zërin e qytetarëve dhe as ka pasur në mendje xhepin e tyre të shpuar. Ai thjesht ka pasur frikë, së pari nga reagimi qytetar, por mbi të gjitha nga humbja e mbështetjes mediatike që edhe kështu po i tkurret si lëkura e Shagrenit.

Por megjithëse ky vendim është marrë më shumë nën presionin e frikës sesa si një argumentim parimor i interesit publik, ai mbetet përsëri një akt për t'u përshëndetur. Jo vetëm se ai shpëtoi kryeqytetin nga një koncension skllavërues, por mbi të gjitha sepse ai përvijon një linjë të re në drejtimin e PD-së. Historikisht ajo e kryetarit të vjetër ka qenë linja e përplasjes me realitetin, e rikrijimit të tij, e goditjes së murit me kokë dhe e mostërheqjes me asnjë çmim nga vendimet e mara. Me tërheqjen e fundit Basha, përpos të tjerave, dëshmoi se nuk është i kësaj linje. Ai tregoi se është një politikan që di të ketë frikë dhe kjo nuk është detyrimisht e keqe për një lider modern.     

(lapsi.al)

Të këshilluara

Të varfërit janë shumica

Përmbytja e ditëve të fundit ishte një projektor i ngritur mbi një gërmadhë Prej shumë vitesh nuk kisha parë...

08:13

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI