Flash

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Media italiane: Rama shpëtoi koncertin e Kanye West, por plasin akuzat

Shpërdorimi i radhës i kryeministrit shqiptar po nxit protesta në rrugë. Një stadium i dedikuar do të ndërtohet për performancën e reperit kontrovers amerikan, gati për t'u çmontuar një ditë pas ngjarjes. Kjo është shumë për të rinjtë që kanë protestuar kundër qeverisë për javë të tëra: "Pensionistët jetojnë me 110 euro në muaj, spitalet nuk kanë pajisje dhe mjekë, por ai i gjeti paratë në minutën e fundit për një koncert."

22:50

Opozita maqedonase publikon përgjimet: “Qeveria e Gruevskit kontrollon gjykatat dhe prokurorinë”

Lapsi.al 16 February 2015
Opozita maqedonase publikon përgjimet: “Qeveria e Gruevskit

Pesë biseda të përgjuara u publikuan në konferencën për shtyp të zhvilluar të dielën nga partia Social Demokrate e Maqedonisë, SDSM, biseda ku zyrtarë të lartë të shtetit, gjykatës dhe një redaktor lajmesh pro qeverisë diskutojnë mbi emërimin e gjykatësve si dhe mbi ndërhyrje në çështje të ndryshme gjyqësore e penale.

Regjistrimet japin “një shembull të qartë të ndërhyrjes së ekzekutivit në sistemin e drejtësisë,” deklaroi kryetari i SDSM Zoran Zaev.

Javën e kaluar opozita akuzoi kryeministrin Nikola Gruevski dhe shefin e policisë sekrete Saso Mijalkov, për përgjimin e më shumë se 20 mijë njerëzve dhe publikoi atë që e cilësoi se sasinë e parë të dokumenteve në mbështetje të akuzave të veta.

Zaev tha se “të gjithë njerëzit me rëndësi shoqërore janë përgjuar” dhe të vetmit njerëz që nuk janë përgjuar kur flisnin me njëri-tjetrin qenë pikërisht Nikola Gruevski dhe Saso Mijalkov.

Opozita tha se do të vijojë të publikojë më shumë përgjime dhe se do të demaskojë natyrën e vërtetë të regjimit të Gruevskit.

E para nga të pestë përgjimet audio të publikuara të dielën është një bisedë ku opozita thotë se merr pjesë ministrja e brendshme Gordana Jankuloska dhe ish ministri i drejtësisë Mihajlo Manevski.

Në këtë bisedë, Jankuloska i kërkon Manevski të zgjidhë një kërkesë nga Lina Petrovska – një anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucioni që emëron gjykatës – duke ndikuar në një vendim të Gjykatës së Lartë në lidhje me vëllain e saj.

“Ajo [[Petrovska] është sëpata jonë. Pa të, ne nuk mund të emërojmë e shkarkojmë gjykatës,” thotë zëri i identifikuar si i Manevskit.

Të dy thonë më vonë se Petrovska duhet të shpërblehet edhe me një vend pune për vajzën e saj.

Petrovska u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë në tetor 2007. SDSM dhe Liberal Demokratët votuan kundër në parlament dhe akuzuan në atë kohë qeverinë se po përpiqej të merrte nën kontroll KLD-në.

Regjistrimi i dytë tregon një bisedë mes shefit të policisë sekrete Mijalkov dhe zëvendëskryeministrit përgjegjës për Çështjet Europiane, Musa Xhaferi, nga Partia Bashkimi Demokratik për Integrim.

Mijalkov duket se i thotë Xhaferit se posti i kreut të Gjykatës së Lartë ka qenë gjithmonë i rezervuar për një gjykatës nga partia në pushtet VMRO DPMNE, dhe se Blerim Bexheti, në atë kohë ministër i Drejtësisë, nuk duhet të pengojë këtë emërim.

Mijalkov duket se i thotë Xhaferit se shqiptaret kane sakaq shumë ndikim në gjykatat e tjera dhe se “në dhjetor, qe rënë dakord që kjo parti të caktojë 24 shqiptarë”.

Bashkëbiseduesi përsërit në mënyrë të vazhdueshme se duhet të flasë me udhëheqësin e partisë Ali Ahmeti.

Regjistrimi i tretë është mes ministres së brendshme Gordana Jankuloska dhe ministrit të financave Zoran Stavrevski.

Jankuloska duket se po informon Stavrevskin se ajo ka marrë lajm nga kryeprokurori Marko Zvrlevski se disa akuza ndaj Stavrevskit janë mbyllur dhe ky i fundit e falënderon përmes ministres së Brendshme.

“Unë nuk i thashë atij [Zvrlevskit] drejtpërsëdrejti ‘të mbyllë çështjen’ por i thashë ta shohë dhe të jetë i kujdesshëm. Ai e di se çfarë do të thotë kjo,” thotë zëri për të cilin opozita thotë se i përket Jankuloskës.

Stavrevski pyet më pas nëse ai duhet të dorëzojë kundërakuza ndaj palës që i pati ngritur akuzat ndaj tij. Jankulovska tha se ajo do të konsultohet dhe do t’i thotë.

Biseda ka gjasa që është zhvilluar më 2011, kur Zvrlevski punonte si prokuror në Shkup. Atë vit, Transparenca – Zero Korrupsion, – një organizatë jofitimprurëse, akuzoi qeverinë se ka transferuar ilegalisht para për partitë politike. Ajo dorëzoi kallëzim në prokurori kundër ministrit të financave.

Prokuroria nuk hapi hetim formal. Më 2013, Zvrlevski u emërua kryeprokuror.

Biseda e katërt përfshin gjithashtu Jankulovskën, e cila po i telefonon kryebashkiakut të Prilepit, Marjan Risteski, i cili është nga e njëjta parti dhe e pyet atë nëse një gjykatës i caktuar është ‘100 për qind i joni” [dmth nën kontrollin e VMRO DPMNE] dhe nëse ky gjykatës meriton të ngrihet në detyrë në Gjykatën e Apelit.

Risteski i përgjigjet që megjithëse gjykatësi “ka kaluar ca kohë në të shkuarën me Partinë Popullore VMRO”, një parti e vogël e djathtë, ai tashmë është i besueshëm.

Biseda e pestë e përgjuar duket se paraqet një telefonatë mes një redaktori lajmesh në televizionin proshtetëror Sitel TV, Dragan Pavlovic, dhe një ish gjykatëse të Apelit në Shkup, Filimena Manevska, bashkëshorte e ish ministrit të drejtësisë Mihajlo Manevski.

Pavlovic duket se po i kërkon Manevskës ndere për shumë çështje gjyqësore ku ai është i përfshirë, për të cilat Manevska duket se është e gatshme për të ndihmuar.

Zëri që i atribuohet Pavlovic fillimisht ankohet te Manevska se shumë vendime të mëparshme në favor të tij qenë hedhur poshtë në Gjykatën e Apelit. Zëri mashkull e quan Manevskën “bose”.

“Do të qe ide e mirë nëse ne uleshim me atë [gjykatësen femër] nga Gjykata e Apelit, thjeshtë për të njohur njëri-tjetrin. Të gjitha vendimet për ne në të pesë apo gjashtë muajt e fundit janë hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit” thotë zëri mashkull.

Zëri femëror shpreh habi. “Si është emri i gjykatëses?” pyet ajo dukshëm duke ofruar ndihmë.

Zaev tha në konferencë për shtyp se regjistrimet qenë “rrënqethëse dhe të tmerrshme.”

“Tashmë bëhet tërësisht e qartë se pse burgjet janë përplot me të burgosur politikë, se si proceset gjyqësore manipulohen kundër gazetarëve dhe kundër çdokujt që që nuk është pranë qeverisë,” tha ai.

“Tashmë bëhet e qartë se kush po kryen dhunë dhe po rrënon rendin kushtetues në Maqedoni. Ne do t’i japim fund këtij lloj sundimi. Ne do të vijojmë [të publikojmë materjale],” shtoi Zaev. Opozita thotë se të gjitha bisedat janë regjistruar përgjatë viteve të fundit.

Sinister Jakov Marusic/BIRN

Të këshilluara

Pse Siriza është e rrezikshme

Më 25 janar, Greqia votoi në shumicë për ndryshim, duke hequr nga pushteti dy parti politike – Nea Demokracia dhe Pasok &nda...

14:55

Harta e lirisë në botë

Para pak ditësh “Freedom House” publikoi raportin e tij 5-vjeçar që tregon nivelin e lirisë në të gjithë bot&eu...

20:37

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Autorë ‘anonimë’ shënjestrojnë protestat e Flamingove

Artikuj të nënshkruar me emra të trilluar u botuan në disa media gjatë protestave kundër qeverisë, duke promovuar narrativa të ngjashme me ato të mazhorancës dhe duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën editoriale dhe respektimin e standardeve etike të gazetarisë.

14:55

Me sytë katër

PAPARAZZI