Flash

Beckham: Tim biri i vjen turp nga unë

Lapsi.al 11 February 2015
Beckham: Tim biri i vjen turp nga unë

Kujt do t’i vinte turp të kishte një baba si David Beckham? Me sa duket djalit të tij. Brookyln, gati 16-vjeçar është mjaft në siklet nga i ati ndaj i ka kërkuar të mos i afrohet shumë kur e shoqëron në shkollë. Motivi? Beckham duket të jetë ende shumë i lidhur me të: i jep puthje para se ta përshëndesë dhe ai të hyjë në klasë, etj.

“Brookylin është tani në atë moshë që nuk do të shoqërohet nga prindërit ose nuk do që ne të bëjmë disa gjëra. Janë gjëra që unë vazhdoj t’i bëj” – tregon lojtari për programin “Good Morning Britain”. “Një herë më tha: “A mund të më lësh te cepi? Megjithatë kur po largohesha me makinë, e ula xhamin dhe i bërtita: “Të dua shumë”. Nuk mbeti shumë i kënaqur. Djali i parë i Beckham do të festojë 17-vjetorin në mars. I ati nënvizon se e ka rritur atë si të gjithë fëmijët e tjerë, me të mirat dhe të këqiat. “Fëmijët e mi gjejnë gjithmonë një arsye të mos shkojnë në shkollë. Djali u vra gjatë stërvitjes në futboll dhe pas vizitës te fizioterapisti pyetja e parë ishte: A duhet të shkoj në shkollë nesër?” – rrëven Beskham./lapsi.al/

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI