Flash

Barcelona një hap larg finales së Kupës

Lapsi.al 11 February 2015
Barcelona një hap larg finales së Kupës

Barcelona ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Villarrealit me rezultatin 3-1, në “Copa del Rey”. Pjesa e parë e ndeshjes u diktua në përgjithësi nga katalonjasit, të cilët golin e parë e gjetën në minutën e 41-të, kur Suarez rrëmbeu një top në fazën e sulmit dhe asistoi bukur për Lionel Messin, i cili e ktheu në gol. Villarreali befasoi Barcelonën me fillimin e pjesës së dytë me një supergol të Manuel Trigueros (48’). Fatkeqësisht gëzimi i tyre zgjati vetëm 1 minutë, pasi Iniesta në aksionin e radhës i dha përsëri epërsinë Barcelonës (49’). Pique shtoi epërsinë e Barcelonës me një gol të shënuar me kokë, pas një harkimi nga këndi(65’). Victor Ruiz i dha Barcelonës një penallti pasi preku topin me dorë në zonë të rreptësisë, mirëpo Neymar dështoi nga pika e bardhë(71’).

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI