Flash

Trukimi i ndeshjeve/ Përjashtohet portieri i Teutës dhe mbrojtësi i Elbasanit

Lapsi.al 10 February 2015
Trukimi i ndeshjeve/ Përjashtohet portieri i Teutës dhe mbrojtësi

Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të futbollit ka marrë vendimet në lidhje me dyshimin për trukimin e ndeshjeve të Superligës. Pasi ka shqyrtuar faktet dhe ka marrë dëshminë e drejtuesve të klubeve, Komisioni Etikës ka pezulluar me 6 muaj portierin e Teutës, Alfred Osmani për komplotim dhe influencim të rezultatit të sfidës, Flamurtari-Teuta. Po 6 muaj është pezulluar mbrojtësi i Elbasanit, Arjan Pisha, i cili akuzohet se ka influencuar në rezultate e ndeshjeve Elbasani-Teuta, Elbasani-Skënderbeu dhe Kukësi-Elbasani. Ndaj këtij lojtari do të bëhet edhe kallzim penal në prokurori. Komisioni i Etikës nuk ka gjetur prova për dy ndeshjet e tjera të dyshura, Vllaznia-Kukësi dhe Laçi-Partizani.

Të këshilluara

Roma kthehet te fitorja (video)

Skuadra e Romës ka arritur t’i rikthehet fitores në kuadër të javës së 22 të Serie A. Romanët triumfuan 2:1 në...

16:51

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI