Flash

Edhe Korça do të ketë Kullën e Sahatit

Lapsi.al 8 February 2015
Edhe Korça do të ketë Kullën e Sahatit

Edhe Korça do të ketë një Kullë të Sahatit. Ajo e ka pasur atë deri në vitet “30 por që u rrënua me kalimin e kohës. Është Artan Lame ai që i ka kërkuar zv.kryeministrit Niko Peleshi, të marrë në konsideratë edhe faktin e kullës së Sahatit në pazarin e vjetër të qytetit. Lajmin e ka bërë publik në Facebook. “Kohët e fundit po bëhet rikonstruksioni i Pazarit të Korçës. Ndoshta nga me të bukurat punë të bëra në atë qytet. Paçka se jashtë kufijve te pazarit, për fat në këtë punë u perfshi edhe xhamia e Iljaz bej Mirahorit. Meqë që këtej nga Tirana punimet i ndjek Niko Peleshi (edhe si zvKryeministër edhe si korçar), i thashë se ndoshta do ish mirë që në këtë gjë të përfshihej edhe rindërtimi i kullës së Sahatit, që ka qenë pranë xhamisë. Kulla natyrisht që nuk ka qenë bashkëkohëse exhamise, se xhamia është e shek. XVI ndërsa kulla e shekullit XIX, por megjithatë, ajo ishte kthyer ne pjesë të ansambilit të saj. Niko më kërkoi t’i dërgoj disa fotografi të kullës së sahatit, për të studiuar edhe strukturën e saj por edhe vendin se ku ka qenë vendosur origjinalisht. Ja çova dhe brenda ditës Niko ia përcolli grupit të arkitektëve që e punuan dhe më përcolli projektin e tyre. Mbeta i ekzaltuar sa m’u duk sikur e shikoja kullën të ngritur. Siç thosh Naimi: "Në Belvedere në Vjenë / sikur pashë Skënderbenë". Faleminderit Niko. Së shpejti me kullën ngrehur prej vërteti” - shkruan Lame në Facebook.

Të këshilluara

Harta e lirisë në botë

Para pak ditësh “Freedom House” publikoi raportin e tij 5-vjeçar që tregon nivelin e lirisë në të gjithë bot&eu...

20:37

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI