Flash

Real - Atletico, gafë e portierit Casillas. Ancelotti ndeshja më e keqe (video)

Lapsi.al 7 February 2015
Real - Atletico, gafë e portierit Casillas. Ancelotti ndeshja më e

Atletico është mbret i Madridit. Ekipi i Diego Simeones e ka mposhtur rivalin e qyteti, Real Madridin, me rezultat të thellë 4:0. Golat për skuadrën nga Vicent Calderon i kanë realizuar: Tiago (14), Saul Niguez (18), Antoine Griezmann (67) dhe Mario Mandzukic (89). Pas kësaj fitore, Atletico është ngjitur në kuotën e 50 pikëve sa ka edhe Barcelona në vendin e dytë. Kurse, Reali mbetet i pari me 54 pikë të tubuara

Portieri i Real Madrid Iker Casillas ka bërë një gabim që i kushtoi rëndë skuadrës së tij. Duke mos arritur të kontrollojë një top jo dhe shumë të fortë që vinte drejt tij, madrilenët u ndëshkuan me gol që në minutën e 14-të nga Tiago. Topi kaloi përmes duarve të Casillas dhe përfundoi në rrjetë.

Carlo Ancelotti e ka pranuar se kampioni i Europës dhe Botës e ka bërë ndeshjen më të keqe që prej se e drejton këtë ekip. “Ne kemi luajtur shumë keq. Ndeshja ishte e tmerrshme, dhe më e keqja që prej drejtoj këtë skuadër”, ka deklaruar Ancelotti, i cili lavdëroi kundërshtarin. "Unë nuk do ta harroj këtë ndeshje, sepse ne do të shqyrtojmë gabimet dhe do të mundohem t’i përmirësojmë. Të luajmë siç luajtëm sot nuk është normale, dhe trajneri duhet të marrë përgjegjësinë për atë që ndodhi. ", ka theksuar italiani

Të këshilluara

Dortmund i vë ultimatum Kloppit

Tabloidi gjerman “Bild” shkruan se drejtuesit e Borussia Dortmund i kanë vënë trajnerit Jurgen Klopp një afat prej 5 ndeshjesh p...

12:59

Rezart Taçi shet sërish Parmën

Një tjetër goditje është shënuar sot në mëngjes në futbollin italian. Pronësia e klubit italian Parma ka ndryshuar ...

10:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI