Të fitosh sa Kristiano Ronaldo, kjo është loja më e re që propozon faqja prestigjoze britanike BBC, e cila ka postuar së fundmi një makinë që llogarit sesa vite i duhet një personi normal që të fitojë pagën vjetore të Kristianos Ronaldos.
Duke qenë se jetojmë në Shqipëri, ne morën një mesatare mujore prej 45.000 lekësh dhe e vendosëm në makinën llogaritëse. Rezultati ishte se Ronaldos i nevojitet më pak se një minutë punë për të përfituar pagën mesatare të një shqiptari në një javë, duke qenë se paguhet 18 milion e 200 mijë euro në vit.
Ndërkohë që një shqiptar me një pagë 45 mijë lekë në muaj, do të duhej të kishte lindur 30.346 vjet më parë, ose më ekzaktësisht në vitin 28.331 para Erës së Re dhe rreth 16 mijë vjet para përfundimit periudhës së akullnajave, raporton Sport News//