Flash

Berlusconi telefonon Destron: Mos u bëj si Balotelli

Lapsi.al 3 February 2015
Berlusconi telefonon Destron: Mos u bëj si Balotelli

Ka nisur jo më këmbën e mbarë aventura e Mattia Destro te kuqezinjtëe Milanit. Jo vetëm sepse nuk e gëzon besimin e trajnerit Pipo Inzaghi, që e hodhi në fushën e lojës qëllimisht që nga minuta e parë, por problemi është ehe më i madh. Madje presidencial. Kjo, sepse menjëherë pas debutimit të tij përballë Parmës (70 minuta në lojë) ish-bomberi i Romës ka marrë një telefonatë. Në anën tjetër ishte vetë ai, Silvio Berlusconi. Që në fillim një shprehje goditëse. “Mos u bëj edhe ti si Balotelli. Qëndro në zonën përpara portës.”. Duket se Presidenti ka vënë re një largësi të tij nga porta e kundërshtarit, gabim që ente shpesh Balo. Nuk është konsideruar si një “fillim i mbarë” ky i Destros te Milan. Krahasimi me Balotellin është një shenjë e keqe pasi atë Berluskoni e ka konsideruar si një “mollë e kalbur” dhe kurrë nuk e ka pëlqyer./lapsi.al/

Të këshilluara

Modena kërkon Migjen Bashën

Kur mbeten edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, duket se emrat që do të lëvizin do të jenë edhe emrat shqiptarë. Pas Vajushi...

09:18

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI