Flash

Modena kërkon Migjen Bashën

Lapsi.al 2 February 2015
Modena kërkon Migjen Bashën

Kur mbeten edhe pak ditë nga mbyllja e merkatos, duket se emrat që do të lëvizin do të jenë edhe emrat shqiptarë. Pas Vajushit, duket se radha është e Migjen Bashës. “Corriere dello Sport” shkruan se për mesfushorin kuq-e-zi interesohet Modena. Presidenti i klubit Antonio Caliendo, thuhet të jetë vënë në lëvizje për t’i “dhuruar” ish-trajnerit të Torinos, Walter Novellinos, një mesfushor “Serie A”. Dhe (nëse arrihet) Basha cilësohet si “goditja e vërtetë”. Ç’është e vërteta Basha e ka humbur vendin te Torino. Mesfushori i përfaqësueses ka hasur vështirësi për t’iu rikthyer formës dhe vendit në skuadrën e parë. Faktikisht deri më tani Basha numëron vetëm 66’ minuta të luajtura, të cilat i ka zhvilluar në kampionatin e të rinjve në ndeshjen e humbur (1-2) ndaj Pro Vercellit. 27-vjecarit i përfundon kontrata në fund të qershorit, dhe lëvizja në këtë afat transferimi mund të shihet për Torinon si një mundësi e mirë fitimi, ndërsa për Bashën një mundësi e mirë për t’iu rikthyer fushës./asport.info/

Të këshilluara

A është ky autogoli i vitit (video)

Në ndeshjen Genoa - Fiorentina është shënuar një autogol qesharak. Mesfushori i Geonas, Stefano Sturaro, goditi shtyllën nga af&eu...

18:33

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI