Futbollisti i Manchester United, argjentinasi Angel Di Maria ka pasur një mbrëmje aspak të mirë të dielën. Mediat britanike shkruajnë se ai u sulmua në shtëpinë e tij nga disa persona që kishin hyrë për të vjedhur. Të njëjtat burime shkruajnë se Di Maria ka qenë duke darkuar me bashkëshorten Jorgelina dhe vajzën Mia kur hajdutët hynë duke shpërthyer derën. Por fatmirësisht ata u larguan pa shkaktuar dëme menjëherë pasi ra alarmi. Për fat të mirë kaloi thjesht me një tronditje emocionale ky rast për futbollistin argjentinas.