Mesfushori shqiptar, Amir Abrashi është vënë në shënjestër të dy ekipeve italiane Calgiari dhe Chievo. Lajmi bëhet i ditur nga tuttomercatoweb, e cila konfirmon interesimin e dyshes italiane nga SERIE A. Anëtari i Grasshoperit dhe Kombëtares Shqiptare, ishte pranë kalimit te gjermanët e Werder Bremen por si duket në momentet e fundit diçka nuk shkoi dhe Abrashi ngeli te skuadra bardhë e kaltër. 24 vjeçari në rast kalimi te skuadra e Chievos, do të gjente edhe patriotin e tij nga Kombëtarja, Armadano Vajushi i cili u transferua këtë janar tek italianët.