Flash

Valmir Berisha, dështimi i një talenti që u konsiderua “Ibrahimovici i ri”

Lapsi.al 31 January 2015
Valmir Berisha, dështimi i një talenti që u konsiderua

Ibrahimovici i ri tashmë i ka këpucët e pastra dhe shikimin e turbullt. Ndoshta sepse 18 vjeç besoi shumë te vetja (ndoshta më shumë se sa duhet. Janar 2014. E mbani mend Romën? “Kemi marrë Ibrahimovicin e ri”. Pra Valmir Berishën, kryeshënuesin e botërorit U17 me 7 gola për kombëtaren e Zvicrës. Drejtori sportiv Walter Sabatini e solli në Romë duke mundur konkurrencën e Sunderland dhe Borussia Dortmund në këmbim të një kontrate 5-vjeçare për sulmuesin me origjinë kosovare të Halmstad. U konsiderua një goditje e madhe për kohën. Mbërritja në Romë, familjarët përreth, buzëqeshje, foto, autografe, vëmendje e medieve dhe tifozëve për “sulmuesin talent që vinte nga Suedia i destinuar të pasonte Ibrën”.

Por, mjaftuan vetëm pak seanca stërvitore për të kuptuar se Valmir Berisha nuk kishte asgjë, vërtet asgjë që ta afronte me Zlatan. Stërvitet me të rinjtë e Alberto De Rossit, dhe jo me Rudi Garcian. I ngadaltë, jo-bashkëpunues dhe ana taktike dështim i vërtetë. Ka arritur deri aty sa të mos lërë shenjë as në kampionatin e moshave. Ka nevojë të ambientohet, thuhej në atë kohë. Nuk ishte kështu dhe Valmir, pa ndonjë të dhënë të madhe, humbte kohë dhe besueshmëri. Në këto rrethana Garcia, në mungesë të sulmuesve, e mori në bankinë si zëvendësues dhe Berisha besoi se kishte ardhur momenti i shpërthimit. Por jo, i vjetri De Rossi filloi të shënojë dhe të mos e lërë që ai të aktivizohet duke i lënë të kuptojë se zgjidhja më e mirë është largimi nga Roma. U tha, u bë. Në verën e kaluar Sabatini e dha si hua tek Panathinaikos. Mbërriti në Athinë me foto dhe shall në qafë. Sërish foto, buzëqeshje, autografe... Tani, gjashtë muaj më pas asgjë. Nuk arriti të marrë asnjë minutë tek Panatha të parët në klasifikim. Kampionat, Europa League... asgjë, përveç qëndrimit të trishtuar në bankinë. Një shkatërrim i vërtetë.

Ibrahimovici i ri tani ka dëshirë të kthehet në shtëpi dhe mbi të gjitha të kthehet si Valmir dhe kaq. Foton e Zlatan, idhullit të tij kur ishte i vogël, e ka grisur prej kohësh./Il Messaggero/ Përktheu lapsi.al/

Të këshilluara

A është ky autogoli i vitit (video)

Në ndeshjen Genoa - Fiorentina është shënuar një autogol qesharak. Mesfushori i Geonas, Stefano Sturaro, goditi shtyllën nga af&eu...

18:33

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI